Prej 10 ditësh familjarët e 16-vjeçares Gazie Kazija nuk kanë asnjë informacion se ku mund të jetë vajza e tyre, ndërkohë që ata i frikësohen ndonjë rrëmbimi nga persona që ata nuk i njohin.

16-vjeçarja Gazie Kazija, që është nxënësve e vitit të parë në Gjimnazin e Sukthit nuk ka komunikuar fare me familjen.

Nëna e saj, mësohet se ka deklaruar se vajza nuk ka shfaqur probleme dhe se në momentin kur është larguar nuk ka pasur gjë tjetër me vete.

Mungesa e vajzës në familje ka sjell frikë dhe ankth edhe për fëmijët e tjerë, ndërkohë që ajo i ka bërë apel institucioneve që ta ndihmojnë për të gjetur vajzën e saj.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)