Një histori dashurie e nisur në rrjetin social facebook dyshohet se qëndron pas largimit pa lënë gjurmë nga banesa në Sukth të Durrësit të 17-vjeçares Gazia Kazija.
Familja me origjinë nga Dibra por me banim në Sukth të Durrësit ka denoncuar më 17 Maj mungesën e 17-vjeçares në banesë.
Nga hetimet e deritanishme burime për Report TV nga sektori i krimeve ndaj jetës në policinë e Durrësit sqaruan se nuk bëhet fjalë për një pengmarrje apo rrëmbim të të miturës, por gjithcka ajo e ka kryer me dëshirën e saj.
Rezulton se ajo është larguar me shënimin lënë familjes: “Po largohem me të dashurin që njoha në FB”. Aktualisht grupi hetimor ka zhbllokuar facebookun e të resë dhe po verifikon mesazhet që 16-vjeçarja ka shkëmbyer me të panjohur.
Djali me të cilin është larguar Kazija dyshohet se është nga një qytet tjetër i Shqipërisë dhe kjo ka bërë që alarmi uniformave blu të jetë jo i pakët pasi nuk përjashtohet pista e një trafikimi pë qëllime shfrytëzimi apo dërgimi jashtë vendit.
Në më shumë se 10 ditë hetimet dhe kontrolle të policisë e prokurorisë së krimeve të rënda rezulton se Kazija ndodhet brenda territorit shqiptar dhe shkak për këtë largim dyshohet se kanë qenë raportet e tensionuara që ajo kishte me të ëmën pasi babai ishte emigrant në Greqi.
Largimi i saj dyshohet se është bërë më një taksi tashmë të identifikuar, dhe menjëherë pas këtij lajmi babai i Gazijes mbërritur nga Greqia ka ardhur në fshat duke dhunuar taksixhiun.Për këtë ai është proceduar penalisht nga policia, por prej 3 ditësh ai nuk gjendet në shtëpi dhe policia pas këtyre ngjarjeve është në kërkim të Gazije e Destan Kazijës.
16-vjeçarja Gazie Kazija, që është nxënësve e vitit të parë në Gjimnazin e Sukthit nuk ka komunikuar fare me familjen.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO