Një i moshuar ndërroi jetë pasi u përplas nga një motoçikletë, teksa ishte këmbësor në rrugë.

80-vjeçari me inicialet H.P, banues në Sukth, u përplas nga një motoçikletë të cilën e drejtonte një 18-vjeçar me inicialet B.T.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Sukth -Kullë. Në motoçikletë ishte dhe një 18-vjeçar tjetër pasagjer, i cili bashkë me shoferin mbetën të plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit. I moshuari fatkeqësisht, ndërroi jetë në spital.

Përmes një njoftimi paraprak, policia thotë se 'grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit'.

Më herët, në afërsi të Stacionit të Trenit në Durrës A.Xh , 28 vjeç ,  duke drejtuar automjetin e tij, aksidentoi një këmbësore rreth 25 vjeçe ende e paidentifikuar, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore.