Sula: E keni kthyer Kuvendin në Republikë Kryeministrore, tallje me raportimet e institucioneve të drejtësisë

 

Deputeti i opozitës Dash Sula ka kundërshtuar kohën që ka vendosur në dispozicion Kuvendi i Shqipërisë për raportimin e institucioneve të pavarura.

Sula u shpreh se secili nga institucionet duhet të kishte kohën e përcaktuar për raportim, dhe opozita të kishte më shumë kohë, jo vetëm 20 minuta.

“E vlerësoj raportimin e 5 institucioneve. Por jam i zhgënjyer me sjelljen e maxhorancës pasi jemi në gjysmën e korrikut dhe nuk kemi bërë asgjë për këto institucione, dhe ngelet gushti, kur është pushim. Institucionet e drejtësisë kanë paraqitur raportet e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, dhe është e pafalshme që mos të përfundojnë këto raportime. Vetëm këtu te ju ndodh. Ju injoroni gjithçka. E keni kthyer Parlamentin në Republikë Kryeministrore. Ju duhet t’i jepni të drejtë këtyre institucioneve dhe më pas të nisë debati. A mjaftojnë 25 minuta që të raportojnë ata? Kjo është tallje që bëni nga ana e maxhorancës. Maxhoranca ka ndritur me korrupsionin. Sjellja juaj nuk i bën nder shoqërisë dhe vendit.”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Dumani në Kuvend: Hetimet për inceneratorin e Tiranës, komplekse! I përgjigjet Bardhit për 'Xibrakën': S'marr SMS nga Rama! PD në sulm për Berishën


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 08:36

    Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?



×

Lajmi i fundit

Meçe: Dosja e Veliajt e ngjashme me atë 118 të Dibrës, autori është Sali Berisha! ILD të hetojë prokurorin dhe gjyqtarin, një strukturë e tërë pas tyre

Meçe: Dosja e Veliajt e ngjashme me atë 118 të Dibrës, autori është Sali Berisha! ILD të hetojë prokurorin dhe gjyqtarin, një strukturë e tërë pas tyre