Sula i përgjigjet Krifcës: Bëre fajtorë fermerët për mbiprodhimin e vajit të ullirit, u ka mbetur stok prej korrupsionit të qeverisë

Sula i përgjigjet Krifcës: Bëre fajtorë fermerët për mbiprodhimin e vajit të ullirit, u ka mbetur stok prej korrupsionit të qeverisë

1671708641_finalprojekt.00530822.Still024.jpg

Deputeti demokrat Dash Sula ka replikuar mbi deklaratat e bëra nga ministrja Frida Krifca për mbiprodhimin e vajit të ullirit, për të cilin Krifca tha se ardhur si pasojë e mbjelljes pa strategji të ullirit. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Sula shkruan se vetëm një politikan i papërgjegjshëm mund të mund të bëjë fajtorë fermerët se kanë mbjell pa plan ullirin.

Sipas Sulës, vaji me shumë cilësi, fermerëve shqiptarë u ka mbetur në shtëpi për shkak të korrupsionit të kësaj qeverie. Ai shkruan se paratë që harxhohen nga buxheti i shtetit për karrige luksi apo për festa, mund t’i përdornin për panaire në vendet e BE-së për të prezantuar vajin e ullirit të prodhuar në vendin tonë.

Demokrati shkruan se qeveria as nuk ka denjuar që të ftonte biznesmenë italianë për t’i preznatuar me vajin tonë, pasi në Itali ka kërkesë shumë të lartë vaji dhe kështu do u ishte shitur fermerëve shqiptarë.

“Ulliri dhe vaji shqiptar mbetet pa shitur prej korrupsionit në qeverisje jo prej mbiprodhimit. Kisha vendosur që në këtë prag feste të ndërrimit të vitit të mos postoja për problemet në vend, por nuk mund të rri pa i thënë disa fjalë ministres së bujqësisë. Me papërgjegjshmërinë më të madhe doli dhe bëri fajtor fermerët vendas, qytetarët se kanë mbjell "pa plan" ullinj, ndaj edhe vaji nuk po shitet. Këtë deklaratë e bën vetëm një qeveritar i papërgjegjshëm dhe me vlerësim zero për njerëzit që përfaqëson.

E vërteta është se fermerëve shqiptarë u ka mbetur vaji ne shtëpi, ndonëse me super cilësi për shkak të korrupsionit të kësaj qeverie dhe mungesës së vizionit. Znj. Ministre, të dashur qytetar që do lexoni këtë postim, do duhej që këtë vit por edhe më herët së pari që paratë që shpenzojnë nga buxheti i shtetit për karrige luksi nëpër zyra, për festa dhe zbukurime koti, ti përdorte për panaire në vendet e europës për të prezantuar produktet shqiptar.

Jo shumë larg nga këtu, në Itali, kërkesa për vaj ulliri është shumë e lartë. Nëse qeveria jonë do ishte rrekur të mendonte sadopak për fermerët mund të ftonte disa biznesmenë italianë në Shqipëri ti bënte një tur në Elbasan, Peqin, Belsh, Berat, Lushnje, Vlore dhe Sarandë dhe këtë fundvit familjet tuaja do ishin më të lumtura sepse do kishit shitur prodhimin. Por këtë gjë nuk e bëri qeveria. Nuk e bëri sepse interesi i tyre nuk janë qytetarët, por tenderat qindra miliona euro që sigurojnë edhe bakshishe për ta.

Ndërkohë ka pasur edhe ndonjë përpjekje nga vjet biznesmenët vendas që të lidhen me biznesmenë në Itali, por në dijeninë time përpjekjet kanë dështuar për shkak perceptimit të tyre dhe vështirësive të hasura në fazat e para për shkak të korrupsionit në Shqipëri. Këto janë arsyet e vërteta pse vaji shqiptar mbetet pa shitur e jo mbiprodhimi", shkruan Sula. 


Lajmi kryesor:

Braçe i përgjigjet Krifcës: Tani paskemi hall mbiprodhimin, tmerr të bësh fajtor bujkun! Sula: Deklarata të papërgjegjshme, pse nuk iu gjetët treg për vajin e ullirit


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Fakte SHOKUESE në Esencë-Report Tv

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Fakte SHOKUESE në Esencë-Report Tv