LAPRAKE- Kandidati i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Rakip Suli, ka denoncuar dhunën dhe presionin, që sipas tij, po ushtrohet ndaj mbështetësve të opozitës në zonën e Laprakës.
Ai denoncoi hapur Erzen Breçanin, i njohur për dhunën që ushtroi ndaj një operatori televiziv dhe punonjësin e Bashkisë Tiranë, Alfons Muçën, duke i akuzuar për presion dhe keqpërdorim detyre.
“Mbrëmë në orën e vonë 23:00 të mbrëmjes, familja Kuta, e njohur si mbështetëse e imja dhe e Partisë Socialiste në njësinë 11, është dhunuar me urdhër të Erzen Breçanit, duke shoqëruar në komisariat kryefamiljarin. Motivi: djali i tij bën fushatë me Rakip Sulin.”, ka thwnw Suli, sipas artikullit tw pulikuar nw “Shekulli online”.
“Në njësinë 11 prej kohësh kanë zbarkuar eksponentë të makinerisë së pushtetit duke ushtruar presione mbi simpatizantët e PS-së, për të shtypur vullnetin e tyre.
U bëj thirrje publike, Erzen Breçanit dhe Alfons Muçës, punonjës i Bashkisë së Tiranës, i instaluar në Laprakë me fushatë, si dhe çdo funksionari tjetër publik të mos keqpërdorin detyrën.
Njësia 11 do rilindë me 23 qershor, asnjë qytetar i saj nuk do lejojmë të preket nga ky pushtet shantazhues. E gjithë kjo na bën thjesht më të fortë dhe fitoren tonë më shkëlqyese”, u shpreh Suli.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com