Suli nuk çohet në Kushtetuese 
shumica rrëzon kërkesën e PD

Suli nuk çohet në Kushtetuese <br />shumica rrëzon kërkesën e PD
Kuvendi ka rrezuar kërkesën e partisë Demokratike për dërgimin e mandatit të deputetit Rakip Suli në Gjykatën Kushtetuese. Me 77 vota kundër e 36 pro Kuvendi ka rrëzuar kështu kërkesën e demokratëve për mandatin e deputetit socialist Rakip Suli në Gjykatën Kushtetuese.

Ndryshe nga një javë më parë kur e kundërta ndodhi me mandatin e shumëdiskutuar të deputetit Koço Kokëdhima, këtë të enjte mazhoranca nuk ka votuar pro vendimit për mandatin e Sulit për të cilën opozita po braktis seancat.

Partia Demokratike u shpreh se Rakip Sulit i ka mbaruar mandati dhe duhet t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese për të konstatuar papajtueshmërinë me mandatin e deputetit.

Ja disa nga diskutimet
Eduart Halimi: Komisioni i Mandateve nuk merr vendime, ka detyrë të verifikojë anën formale nëse janë firmat e 28 deputetëve. Detyra e Kuvendit është përcjellja e kërkesës së grupit të PD për ta çuar në Kushtetuese çështjen e mandatit. Duhet t’ia çojmë dhe nuk duhet t’iua fshehim drejtësisë.Kemi shprehur kërkesën tonë për mbarimin e mandatit.

Gramos Ruçi: Meqë doni ta dini, mësoni sesi bëhet kërkesa. Maxhoranca do të votojë atë konkluzion që ka arritur Komisioni i Mandateve.

Ilir Meta: Debati ishte në aspektin procedural.  

​Pa diskutime janë miratuar edhe të gjitha pikat e rendit të ditës në Kuvend.



Berisha: Nuk jam për zgjedhje, por për zgjidhje me protesta

Ish kryeministri Sali Berisha, menjëherë pas vendimit të Parlamentit për të mos e çuar në Kushtetuese çështjen e mandatit të deputetit Rakip Suli, ka thënë se nuk është për zgjedhje, por për zgjidhje me protesta.

Ai ka shtuar se, Partia Demokratike e priste vendimin që u morr sot, ndërkohë që maxhorancën e ka konsideruar si plaçkitëse të shqiptarëve e Shqipërisë.

Maxhoranca është mbrojtëse e plaçkitësve të deputetëve ndaj vendit nga Rama tek Suli. Ne e prisnim këtë vendim, sepse ata mbrojnë njëri tjetrin, ai është peshk i vogël ata mbrojnë plaçkën e madhe që ka bërë pronari i tyre Edi Rama. Koçua u kërcëlliti dhëmbët, kështu që këta të tjerët janë ushtar të bindur të partisë. Ne e dinim se ky votim do ishte, votuam për tu treguar shqiptarëve qëndrimin tonë. Këta vazhdojnë puçin antikushtetues, marrin pushtetin e gjykatës kushtetuese dhe popullit i lind e drejta ti qërojë një ditë e më parë këta puçistë që s’njohin shtet e ligj. Me Edi Ramën s’ka zgjedhje por populli të bëjë zgjidhje, ti hedhë mënjanë. Thirrja ime publike është kjo: Mosbindje civile” tha Berisha.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë