TIRANË - Kreu i Komunitetit të Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj, uroi të gjithë besimtarët myslimanë për ditën e Sulltan Novruzit.
"Mesazhi i sotëm kumton me kremtimin e datëlindjes së Imam Aliut. Në këtë ditë të lindjes së tij, e cila përkon me ekuinoksin pranveror, është dita e Sulltan Nevruzit, një ditë e re, dita ku të gjitha qeniet e gjalla i falen zotit, dita i merr natës, largohet errësira, afrohet drita dhe shpresa për të gjithë njerëzimin, njerëzve iu shtohet dashura për zotin, për paqen dhe për mirësinë. Me këtë rast uroj të gjithë besimtarët bektashinj: Zoti ju dhëntë dashuri, mirësi në këtë ditë të madhe të Sulltan Novruzit", u shpreh kreu i bektashinjve.
Dita e Sulltan Novruzit njihet si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Kjo ditë nis me urimet më të mira për mbarësi, mirëqënie, paqe

(aq/shqiptarja.com)