Sulltan Sulejmani “shkarkon” nga
puna drejtorin e Kulturës në Lezhë

Sulltan Sulejmani “shkarkon” nga<br />puna drejtorin e Kulturës në Lezhë
Përplasjet me Ministrinë e Kulturës për Shtëpinë e "At Gjergj Fishtës" dhe për vendojen e pllakatit të Sulltan Sulejmanit në hyrje të Kalasë së Lezhës i kanë kushtuar vendin e punës Përgjegjësit të Kulturës Kombëtare në Qarkun e Lezhës Paulin Zefi. 

Nëpërmjet një shkrese që i ka ardhur këtij të fundit nga Drejtoria e Kulturës Kombëtare në Shkodër i është kërkuar që të zgjidh kontratën e punës me këtë insitucion, pasi nuk ka qenë në një linjë me ministrinë e Kulturës për këto çëshjte.

Zefi ka bërë të ditur se dhe në të ardhmen do të japë kontributin e tij në promovimin e monumentëve të kulturës që ka Lezha, duke deklaruar se zëri i tij do të jetë në favor të së mirës së këtij rajoni.

Paulin Zefi ka mbajtur postin e Përgjegjësit të Kulturës Kombëtare për Lezhën prej 18-muajsh, ndërsa falë punës së tij shumë monumente kulture të cilat i kishte mbuluar pluhuri i harresës dolën në dritë.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve