Të paktën 57 persona kanë humbur jetën dhe 120 të tjerë janë plagosur nga sulmi ajror i Sirisë mbi zonën kufitare të provincës së Anbar-it në Irak. Lajmi është konfirmuar për BBC-në nga kryeministri iraken, Nuri al-Maliki duke shtuar se irakenët janë gati të ngrihen në protesta kundër militantëve islamistë të ISIS, pas sulmeve të shumta.
Maliki tha për BBC se Iraku ka blerë avionë luftarakë rusë, të cilat do të mbërrijnë në disa ditë. Dëshmitarët e sulmit të fundit ajror kanë thënë se avionët që kryen sulmin ishin të mbuluar me flamuj sirianë të cilët kishin si qëllim bombardimin e stacioneve të naftës dhe tregjeve të vendit. Kjo është kundërshtuar nga mediat siriane, të cilat i kanë cilësuar akuzat të pabaza.
Forcat e ISIS dhe aleatët e saj, deri më tani kanë pushtuar qytete të mëdha dhe zona me rëndësi startegjike në Irak. Diplomati amerikan John Kerry gjatë vizitës së tij për zgjidhjen e krizës në Irak ka bërë përpjekje për formimin e një qeverie të re uniteti, e cila u kundërshtua fort nga kryeministri i vendit Maliki. Deri më tani SHBA ka ndihmuar Irakun vetëm me dërgimin e 300 këshilltarëve, të cilët sipas tyre do të ndihmojnë në frenimin e avancimit të forcave siriane që po kërcënojnë sigurinë në rajon.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com

VIDEO