Sulm faqes së Gazzeta dello Sport
ekspertët: Hakerat janë shqiptarë 

Sulm faqes së Gazzeta dello Sport<br />ekspertët: Hakerat janë shqiptarë 
Faqja zyrtare e Gazzeta dello Sport është hakëruar sot dhe për orë të tëra nuk ka qenë funksionale.

Sipas një njoftimi të bërë publik nga vetë gazeta, faqja e saj është hakëruar nga hakera shqiptarë, pasi nga kontrolli që i është bërë faqes, rezulton se, sulmi kibernetik është realizuar nga AMAR^SHG - F. Q.

Ndërkohë, në mesazhin e publikuar nga hakerat është shkruar se, "Nëse do të ishte një botë e përsosur,në këtë shoqëri të drejtuar nga amerikanët nuk jemi të lirë, ndërkohë që flitet edhe për mënyrën e jetesës së imponuar dhe pamundësisë për të vendosur për të ardhmen.“Por nga armiku yt më i madh që quhet shoqëri”thuhet në mesazhin e publikuar nga grupi shqiptarë i hakerave.

Sipas të dhënave, i njëjti grup hakerësh ka sulmuar edhe faqen zyrtare të Corriere della Serra, por theksohet se është duke u punuar për zgjidhjen e problemeve.

I njëjti grup hakerësh kanë sulmuar në muajin mars të këtij viti edhe faqen e Canal Plus ndërkohë që në muajin ma jai sulmoi edhe Meteo France.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit