VIDEO/ Sulm i armatosur në universitetin e Nevadas në SHBA,të paktën 3 të vdekur

Të shtëname armë në kampusin e univerisitetit të Las Vegasit në Nevada të SHBA-së. 

Policia tha se një i dyshuar u gjet i vdekur dhe se deri tani flitet për 3 viktima por burimet nga policia i thanë Nbc se ‘shumë persona janë vrarë’

Të shtënat u dëgjuan në 2 pika të ndryshme të kampusit rreth orës 11:30  me orën lokale (20:30 me orën tonë të 6 dhjetorit 2023). Policia tha se 3 viktima u gjetën afër godinës Beam Hall të Universitetit.

Në një postim të universitetit në rrjetin X thuhet se një sulmues i armatosur ishte në ndërtesën e shkollës së biznesit dhe se policia po reagonte lidhur me njoftime të tjera për të shtëna pranë zyrave të unionit studentor. 

Universiteti fillimisht postoi në Twitter rreth orës 11:53 me orën lokale se policia po i përgjigjej raporteve për të shtëna të shtëna në kampus. Të gjitha institucionet e tjera të sistemit të arsimit të lartë të Nevada në të gjithë shtetin do të jenë të mbyllura për pjesën tjetër të së mërkurës. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre tha se Shtëpia e Bardhë po monitoronte situatën.

Carolyn Goodman, kryebashkiaku i Las Vegas, e quajti "lajm tragjik" dhe tha se "po lutej për të gjithë në kampus".

Universiteti me më shumë se 39,000 studentë shtrihet në një sipërfaqe prej 134 hektarësh rreth 4 kilometra nga qendra e qytetit Las Vegas. Ky sulm me armë ndodh  në një qytet që ende ruan plagët nga sulmi i armatosur më 1 tetor të vitit 2017 ku u vranë 60 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS