Sulm i dyfishtë në Damaskë, 55 të vdekur dhe 170 të plagosu

Sulm i dyfishtë në Damaskë, 55 të vdekur dhe 170 të plagosu
DAMASK - Ka shkuar në 55 numri i të vdekurve dhe në 170 i të plagosurve pas antentave të dyfishta që goditen sot në mëngjes Damaskun, në Siri. Kjo bëhet e ditur nga i dërguari i televizonit Al-Arabiya i cili konfirmon se dy shpërthimet kanë ndodhur në një bazë të sigurisë siriane dhe se një prej makinave të përdorura për shpërthimin ishte ngarkuar e gjitha me eksploziv. Sipas dëshmitarëve mes viktimave ka 11 femijë. Re të mëdha tymi mbuluan kryeqytetin sirian i cili në muajt e fundit ka qënë shpesh objekt i sulmeve të ndryshme. Televioni shteteror sirian tha se në vendin ku kanë ndodhur atentatet kishte punëtorë që po shkonin në punë dhe femijë që po shkonin në shkollë.
Dy kanë qënë makinat që kanë shpërthyer me 30 kilogram tritol secila duke shkaktuar deri tani 55 të vdekur mes të cilëve 11 fëemijë dhe 170 të plagosur. Në vëndin e ngjarjes shkoi edhe komandanti i OKB-se për Sirinë, gjenerali norvegjez Robert Mood i cili i shpëtoi një atentati në Dera ku mbetën të plagosur 6 ushtarë. Komandanti ka apeluar për të ndalur sulmet: «komuniteti nderkombetare është afër popullit Sirian dhe ftojmë të gjithë në Siri dhe jashtë saj të kontribuojmë për të ndaluar dhunën». Për sulmet ne Damask reagoi edhe i dërguari i Kombeve të bashkuara dhe ligës arabe në Siri, Kofi Annan, i cili i ka cilesuar ato të papranueshme. Këto akte të urryera dhe dhuna në Siri duhet të përfundojnë» tha Annan. «Cdo veprim që rrit nivelin e dhunës është kundër interesave tona» përfundoi ai.

(ob/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)