Një sulm kamikaz ka vrarë të paktën 15 persona në Potiskum në veri-lindje të Nigerisë pas shpërthimit të një bombe në brendësi të autobusit.
Sipas dëshmitarëve të ngjarjes sulmi kamikaz u realizua nga një femër, ku sipas tyre para realizimit të sulmit vetëvrasës ka pritur deri sa është mbushur i gjithë autobusi 18 vendësh dhe vetëm më pas ka hipur dhe vetë, duke realizuar aktin terrorist.
Autobusi është shkatërruar totalisht dhe shumë automjete e objekte përreth kanë pësuar gjithashtu dëme të mëdha. Nigeria po përballet me një valë sulmesh nga grupi islamik Boko Haram.
Të dielën një vajzë e vogël 7 vjeçare shpërtheu veten pranë një pike kontrolli jashtë një supermarketi, duke vrarë 5 persona e duke lënë të plagosur dhjetëra të tjerë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com