Kompania më e madhe e mishit në botë ka ndërprerë prodhimin e përpunimit të në të gjithë globin, për shkaka se rrjetet kompjuterike të kompanisë kanë rënë pre e një sulmi kibernetik
Rrjetet kompjuterike në kompaninë JBS u sulmuan, duke shkaktuar mbylljen e operacioneve në Australi, Kanada dhe SHBA dhe duke prekur kështu mijëra punëtorë që janë të punësuar në fabrikat e tyre.
Kompania tha se kishte angazhuar ekspertë të palëve të treta për të zgjidhur problemin sa më shpejt të jetë e mundur, por për fatin e mirë serverët rezervë nuk janë prekur.
Kompania thotë se beson se sulmi “ransomware” ka origjinën nga një grup kriminal me gjasë i vendosur në Rusi, ndërkohë që FBI ka nisur hetimet. Ndërkohë që organizata e hakerimit ka kërkuar dëmshpërblim për dhënien fund të sulmit.
“JBS njoftoi Shtëpinë e Bardhë se kërkesa për shpërblim erdhi nga një organizatë kriminale e vendosur në Rusi. Shtëpia e Bardhë është duke u angazhuar drejtpërdrejt me qeverinë Ruse për të zgjidhur këtë çështje, duke dhënë mesazhin se shtetet përgjegjëse nuk strehojnë kriminelë ransomware," tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.
JBS është prodhuesi i dytë më i madh i mishit të viçit, derrit dhe pulës në botë dhe ka më shumë se 150 filiale në të gjithë botën.
Muajin e kaluar, një bandë hakerash mbyllën për gati një javë operacionin e Gazsjellësit Kolonial, gazsjellësi më i madh në SHBA dhe shkaktoi radhë të gjata dhe panik në pikat e karburantit në të gjithë juglindjen.
Përmes një sulmi “ransomware”, hakerat futen në një rrjet kompjuterik dhe kërcënojnë të shkaktojnë përçarje ose të fshijnë skedarë nëse nuk paguhet një shpërblim.
Colonial Pipeline konfirmoi se pagoi 4.4 milionë dollarë për hakerat.