Sulm mbi kristianët në Nigeri, vdesin 20

Sulm mbi kristianët në Nigeri, vdesin 20
KANO, Nigeri – Të paktën 15 vetë kanë humbur jetën nga një sulm me armë dhe bombë në universitetin e qtetit Kano, në veri të Nigerisë. Policia tha se të vrarët mund të arrijnë në 20.

Objekt i sulmit kanë qenë besimtarë të krishterë që po merrnin pjesë në meshë në kishën e universitetit. Të paktën dy persona kanë hedhur fillimisht bomba në një sallë ku po zhvillohej ceremonia fetare e më pas kanë nisur të qëllojnë me armë mbi njerëzit duke shkaktuar një kaos të përgjithshëm. “Edhe rojet e sigurisë ia mbathën në përpjekje për të shpëtuar jetën“ tha një dëshmitar.

Asnjë grup nuk e mori përsipër sulmin, por grupi i njohur terorrist nigerian Boko Haram është mjaft aktiv në zonë. Boko Haram, që përkthehet pak a shumë “edukimi perëndimor është haram“ ka sulmuar në mënyrë sistematike vitin e fundit besimtarët e krishterë duke nxitur reagimin e fortë të qeverisë e cila ka shpallur vjet deri edhe gjendje të jashtëzakonshme në pjesë të caktuara të vendit.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari