Sulm me armë në Zvicër, tre të
plagosur, autori arrin të arratiset

Sulm me armë në Zvicër, tre të<br />plagosur, autori arrin të arratiset
Tre persona janë plagosur gjatë një sulmi me armë në një qendër lutjesh myslimane në qytetin zviceran të Zurich-ut.

Policia është duke kryer operacione për arrestimin e autorit të ngjarjes, pasi ai ka arritur të largohet nga vendngjarja.

Ende nuk është e qartë nëse qendra myslimane e lutjeve ka qenë shënjestra e sulmit.

Sipas AFP-së, disa qindra metra larg vendit të ngjarjes është zbuluar një trup i pajetë poshtë një ure, por ende nuk dihet nëse është viktimë e të njëjtit person që plagosi tre personat në qendrën islamike.

Policia ka mbyllur të gjithë zonën dhe po vazhdon kërkimet duke përdorur edhe qentë gjurmues. Ndërkohë shumë dëshmitarë janë pyetur por nuk ka mundur të japin një informacion që do të çonte në arrestimin e autorit të ngjarjes.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023