Sulm me armë në një market në SHBA, 10 të vrarë, mes tyre edhe një polic

Një burrë i armatosur ka hapur zjarr në një market ushqimor, duke lënë të vdekur 10 persona, mes tyre edhe një oficer policie.

Ngjarja ka ndodhur në Boulder në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Incidenti nisi të hënën në 14:30 sipas orës lokale, ndërkohë që akoma nuk dihen motivet që çuan atentatorin të hapte zjarr në market.

Policia ka arrestuar atentatorin, i cili sipas pamjeve që janë publikuar në mediat e huaja ai del nga marketi i plagosur në këmbë. Një pjesë e situatës u kap në kamera nga një kalimtar duke treguar viktimat pranë dyqanit ushqimor, raporton BBC. "Nuk e di se çfarë po ndodh... Kam dëgjuar të shtëna armësh, dikush është rrëzuar", bërtet kameramani.

Njerëzit tha se uleshin përtokë për t'u mbrojtur ose vraponin për tu siguruar, ndërkohë që atentatori hapte zjarr. Pamjet ajrore treguan më vonë një burrë, i cili dukej se mbante vetëm pantallona të shkurtra, duke u marrë në pranga.

Duke folur në një konferencë për shtyp, shefja e policisë së Boulder, Maris Herold konfirmoi se një i dyshuar ishte në paraburgim dhe po merrte trajtim spitalor.  "Unë dua të siguroj komunitetin se ata janë të sigurt," tha ajo.

Herold e quajti oficerin e vrarë hero. Eric Talley, një 51-vjeçar i cili kishte qenë në departamentin e policisë Boulder që nga viti 2010. "Oficeri Talley ishte i pari në vendngjarje dhe ai u qëllua për vdekje".

Herold nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me të shtënat, por tha se hetimi ishte "shumë kompleks" dhe do të duheshin "jo më pak se pesë ditë për të përfunduar". Emrat e viktimave të tjera nuk do të bëhen të ditura derisa të informohen të afërmit.

Presidenti Joe Biden është informuar në lidhje me të shtënat. Muajin e kaluar, Z. Biden tha se ai do të rekomandonte një legjislacion më të rreptë për të siguruar kontrollet e historisë për këdo që dëshiron të blejë një armë zjarri.

 

VIDEO e arrestimit te personit te dyshuar

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja