Gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë, janë vrarë nga të shtënat në një shkollë në Tennessee të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mediat e huaja shkruajnë se e autorja e krimit të rëndë ishte një femër adoleshente e cila mbante me vete kallashnikovë dhe një pistoletë.
Policia ka ndërhyrë duke qëlluar me breshëri ndaj autores e cila ka mbetur e vdekur në vend. Një prej policëve ka mbetur i plagosur gjatë ndërhyrjes.
Ndërkohë ende nuk është zbuluar identiteti të resë dhe arsyet përse kreu sulmin. Sipas mediave të huaja, ka edhe shumë persona të plagosur.
Shkolla frekuentohej kryesisht nga nxënës të moshës 11 dhe 12 vjeçare.
Çfare vendi eshte ky kur çdo 6 muaj, ja fusin me nga nje beresheri automatiku lloj, lloj te çmendurish, duke vrare edhe femije fare te vegjel?!!....
Përgjigjuik e ha no i qese fata o barbon