Sulm me armë në një supermarket në New York, 10 të vdekur

Dhjetë persona janë vrarë nga një sulm me armë në New York, i cili po hetohet si një krim urrejtje me motive racore.

Një 18-vjeçar i veshur me veshje ushtarake, u arrestua pas një përplasjeje në vendin e ngjarjes në qytetin e Buffalo.

I dyshuari hyri në një supermarket të shtunën pasdite përpara se të hapte zjarr. Ai përdori një kamer për të transmetuar sulmin në internet, tha policia.

"Ne po hetojmë këtë incident si një krim urrejtjeje dhe një rast të ekstremizmit të dhunshëm me motive racore," tha në një konferencë shtypi Stephen Belongia, agjenti përgjegjës i zyrës së FBI-së në Buffalo.

Trembëdhjetë persona u qëlluan në total dhe shumica e viktimave ishin me ngjyrë, tha komisioneri i policisë së Buffalo Joseph Gramaglia.

Duke folur për CBS, një burim policor pretendoi se burri kishte bërtitur në sharje racore gjatë të shtënave.

"Ai doli nga automjeti i tij. Ai ishte shumë i armatosur rëndë. Ai kishte një helmetë. Ai kishte një kamer që po transmetonte drejtpërdrejt atë që po bënte," u tha gazetarëve komisioneri.

Ai tha se i dyshuari e ka dorëzuar armën pas përplasjeve dhe po mbahet në polici.

Tre të plagosurit, të cilët punonin të gjithë në supermarket, nuk kanë pësuar lëndime të rrezikshme për jetën.

Një oficer policie në pension, i cili punonte si roje sigurie u përpoq të qëllonte të dyshuarin, por ishte në mesin e të vrarëve, tha policia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:50
18-vjeçari qëlloi për vdekje 10 persona në New York, rrëfimet e dëshmitarëve: Trupat ishin kudo

1652626407_124753664tv076003456.jpg

Dëshmitarët e sulmit në një supermarket në New York kanë përshkruar momentin e frikshëm kur 18-vjecari doli me armë dhe qëlloi duke lënë 10 persona të vdekur. Sulmuesi, i cili kishte veshje ushtarake shkoi në një parking makinash në marketin Tops Friendly në Buffalo dhe filloi të qëllonte me armë.

“Kur e pashë në fillim, ishte duke qëlluar një grua, pastaj qëlloi një burrë, më pas një grua dhe hyri në dyqan duke qëlluar sërish”, tha një prej dëshmitarëve.

Ndërsa një dëshmitare tha se po luante me qenin e saj dhe po tymoste një cigare kur dëgjoi të shtënat.

“Në fillim nuk e pashë, por kur u ktheva ishte duke qëlluar një grua. Ajo po hynte në dyqan. Më pas qëlloi një grua tjetër që po fuste perimet në makinë. Unë ula kokën sepse nuk e dija nëse do të më qëllonte edhe mua”, tha ajo.

Ken Stephens, anëtari i një grupi lokal kundër dhunës, i cili ishte në vendngjarje, tha për New York Times: "Trupat ishin kudo".

Sulmuesi i dyshuar është identifikuar si Payton Gendron, nga Conklin, New York.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 15/05/2022 12:23

    Toka e bekume si po plasin shqiptaret me shku.

    Përgjigju
  • Turi: 15/05/2022 09:01

    Ai vend ashtu ka per vuajtur pasojat e shitjes se armeve si karamele gjoja per te mbrojtur demokracine vk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat