Sulm me armë në Paris, humbet jetën një person

Sulm me armë në Paris, humbet jetën një person

Një sulm me armë ka tronditur sot Parisin, si pasojë e së cilës ka humbur jetën një person dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Spitalit Henry Dunant, deklaruan burime të policisë vendase.

Burimi tha se një person kishte vdekur, një tjetër ishte plagosur dhe po trajtohej në spital. 

Një burrë u qëllua për vdekje të hënën pasdite dhe sipas burimeve ai u qëllua disa herë në kokë.

Një grua, e cila është një roje e sigurisë në spital u plagos po ashtu, aktualisht ajo gjendet në spital. 

Dëshmiitarët në ngjarje tregojnë se aty janë dëgjuar disa të shtëna. 

"Kam dëgjuar disa të shtëna dhe pashë një djalë me kapuç që gjuante një djalë i cili më pas u shemb në tokë", dëshmon në BFMTV Arnaud, menaxheri i një restoranti të vendosur para ambienteve. 

I tronditur, dëshmitari pastaj pa sulmuesin të dilte përpara viktimës dhe ta qëllonte me dy plumba nga një distancë e afërt në kokë. Viktima kishte porositur të merrte kafe nga restoranti i tij gjysmë ore para se të vritej. 

"Djaloshi që qëlloi pastaj u largua në këmbë, shumë gjakftohtë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë ", përshkruan pronari i restorantit. "500 metra më tej po e priste një skuter".

Lagjja aktualisht është e rrethuar dhe sipas informacioneve 25 zjarrfikës janë vendosur në zonë. Spitali Henry-Dunant, i vendosur afër Porte de Saint-Cloud, është një spital privat ku është instaluar edhe një qendër vaksinimi Covid-19.

.Sulmuesi është larguar nga vendngjarja me motor, duke shtuar se ende nuk dihet asgjë dihej për motivin e sulmit.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës