Sulm me armë në SHBA, punonjësi i një supermarketi në Virxhinia vret 6 persona! 4 të tjerë mbesin të plagosur
SHBA, foto nga vendngjarja
SHBA- Një sulm me armë ka ndodhur sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një punonjës i një supermarketi në shtetin amerikan të Virxhinias ka vrarë gjashtë persona dhe ka plagosur katër të tjerë, sipas njoftimit të policisë.
Oficerët u thirrën në vendngjarje pasi personi i armatosur, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, hapi zjarr ndaj kolegëve. Më vonë ai e ktheu armën kundër vetes dhe vdiq nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri.
Ende nuk dihet motivi që e shtyu autorin të ndërmerrte këtë veprim ekstrem. Policia nuk është në kërkim të asnjë personi tjetër në lidhje me sulmin, pasi autori i cili ndërroi jetë është i dyshuari kryesor dhe i vetëm i sulmit.
Thirrja e parë e urgjencës u bë në orën 22:12 me orën lokale të së martës dhe oficerët arritën në supermarket brenda dy minutash.
Ata hynë në ndërtesë pak më vonë dhe vendi i ngjarjes u deklarua i sigurt një orë më vonë pasi ishte pastruar dhe të gjitha viktimat ishin gjetur.
“Përpunimi i skenës së krimit ka të ngjarë të zgjasë disa ditë”, tha shefi i policisë Mark Solesky në një konferencë shtypi të mërkurën, duke shtuar se hetimi po kryhej me ndihmën e FBI-së.
Ai nuk e identifikoi sulmuesin, duke thënë se familja e tyre ende nuk ishte informuar.
Ky sulmi ndodhi vetëm tre ditë pasi një person hapi zjarr në një klub nate të komunitetit LGBTI në Kolorado, ku si pasojë 4 persona humbën jetën, ndërsa 17 të tjerë mbetën të plagosur.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.9%
-
Pak
83.2%
-
Nuk e di
9.9%
Vota total: 333
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Shpenzime të mëdha, përfitime të vogla!' Sekretari amerikan Rubio: Kongresi është njoftuar rreth synimit për riorganizim të USAID-it!
28 Mars, 21:31
-
SHBA u rikthye/ Berisha 'shpall zyrtarisht' se do shpërbëjë SPAK nëse vjen në pushtet: Armë në dorën e Ramës, Dumani amnistoi krimin elektoral
28 Mars, 21:02
-
Marrëveshja me SHBA-të për mineralet e rralla, Zelensky merr një version të ri: Është krejtësisht ndryshe nga ajo që diskutuam
28 Mars, 20:44
-
E ngarkuara me punë Nancy VanHorn uron komandantin Alban Dervishi për detyrën e re: Partneriteti ynë e bën Amerikën më të fortë
28 Mars, 20:12
-
Zëvendëspresidenti amerikan mbërrin në Groenlandë me bashkëshorten: Shumë të interesuar për sigurinë e Arktikut! Kryeministri i ri Nielsen e pret me kritika
28 Mars, 19:29
-
SHBA i rikthen fondet ‘Radios Evropa e Lirë’
28 Mars, 19:04
-
Tensionet SHBA-Kanada, Trump zhvillon bisedë telefonike me kryeministrin e ri kanadez: Ishte produktive
28 Mars, 17:57
-
Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanijeje amerikane, Alban Dervishi: E nisa si marinar i thjeshtë, kam lundruar në çdo det të botës (VIDEO)
28 Mars, 17:25
-
Mbahet darka vjetore e Iftarit në Shtëpinë e Bardhë, Trump falënderon myslimanët për mbështetjen në zgjedhje
28 Mars, 13:04
-
Kryeministrja italiane: Jam dakord me deklaratën e zv.presidentit amerikan, Europa është pak e humbur
28 Mars, 11:37
-
Putin sugjeron administrim të përkohshëm ndërkombëtar të Ukrainës, si rrugë për t'i dhënë fund luftës! Të jetë nën kujdesin e OKB, SHBA dhe BE
28 Mars, 08:14
-
Shefi i NATO-s paralajmëron Rusinë: Do ketë reagim 'shkatërrues' nëse sulmoni Poloninë
27 Mars, 22:18