Një sulm me armë zjarri ka ndodhur brenda një lokali në Wallasey të Anglisë. Një grua ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur në orën 23:50 të mbrëmjes së Krishtlindjes pranë një zone ku shumë të rinj po festonin.
Viktima u dërgua fillimisht në spital ku ndodhej në gjendje të rëndë por më pas nuk mundi të mbijetonte. Për ngjarjen e ndodhur, policia angleze ka deklaruar se ende nuk kishin të dhëna lidhur me autorin dhe motivin për sulmin.
B.V/Shqiptarja.com"Ky hetim është në një fazë shumë të hershme dhe ne e kuptojmë se ky është një incident vërtet tronditës dhe shkatërrues sepse ndodhi pak para ditës së Krishtlindjes në një vend të ngjeshur me të rinj”-u shpreh detektivi David McCaughrean.
![]()
Komente

