Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 36 të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi në qendër të Stambollit. Sipas mediave turke, shpërthimi ka ndodhur në një stacion autobusi dhe objekti i sulmit ishte një makinë policie.
Shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në afërsi të lagjes historike Beyazit, një vend ku ka shumë turistë. Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë e shpërthimit të ndodhur.
Dhuna në Turqi është përshkallëzuar kohët e fundit për shkak të tensioneve me separatistët kurdë dhe konfliktit me Sirinë fqinje.
Si Shteti islamik dhe militantet kurd kane marre pergjegjesine e sulmeve te fundit ne Turqi. Presidenti Erdogan eshte shprehur se grupet terroriste po targetojne civilet sepse po humbasin fuqine perballe forcave te Shtetit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO