Sulm me dron nga forcat e SHBA
Vriten pesë militantë të Al-Kaedës

Sulm me dron nga forcat e SHBA<br />Vriten pesë militantë të Al-Kaedës
JEMEN- Pesë militantë të dyshuar të Al-Kaedës janë vrarë nga një sulm me dron nga forcat e SHBA-së, njoftojnë autoritetet e sigurisë lokale.

Sulmi ka ndodhur në mëngjesin e 30 prillit dhe ka pasur në shënjestër një makinë që po transportonte armë në provincën Marib.

Një zyrtar i ushtrisë i ka thënë për agjensinë e lajmeve AFP se makina e sulmuar i përkiste një lideri të njohur të një dege të Al-Kaedës në Jemen.

Sulmi i së dielës ka ardhur 24 orë pas një sulmi tjetër ajror të ngjashëm ku u vranë tre militantë të Al-Kaedës në jug të Jemenit.

Në të njëjtën mënyrë u asgjësua para një jave edhe, Abdurakhmon Uzbek, i cili dyshohet të ketë patur lidhje të ngushta me liderin e Al-Kaedës, Abu Bakr al-Baghdadi.

Sulmet me dron nga ana e ushtrisë amerikane bëhen me qëllim që të bëhet asgjesimi i sigurt i shënjestreës dhe që mos të ketë viktima të pafajshme.

Redaksia Online
Er.K./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike