Sulm me furgon në New York
8 viktima, dhjetëra të plagosur
Trump: Një tjetër sulm nga një i sëmurë

Sulm me furgon në New York<br />8 viktima, dhjetëra të plagosur<br />Trump: Një tjetër sulm nga një i sëmurë<br /><br>
Të paktën tetë persona kanë humbur jetën e dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një 29 vjeçarë ka sulmuar me kamion pranë rrugëve “Chambers” dhe “Houston” në Nju Jork. 

Sulmi u regjistrua rreth orës 15:20 me atë lokale, e sipas dëshmitarëve një furgon u drejtua drejt një zone më çiklistë dhe këmbësorë duke i goditur dhe më pas ka dalë nga mjeti duke thirur "Allah akbar". Fillimisht u raportua se autori kishte qëlluar edhe me dy pistoleta, por kjo u hodh poshtë më pas nga autoritetet pasi bëhej fjalë pë 2 pistoleta paintball, dhe jo armë të vërteta.

"Një njeri doli nga një makinë, kishte dy pistoleta dhe njerëzit filluan të vrapojnë ", tha një dëshmitar. "Kam dëgjuar të paktën 15 të shtëna", tha një tjetër.

Një numër i madh policësh kanë shkuar në zonë, ndërsa raportohet se është arrestuar personi i dyshuar përgjegjës për sulmin. Fillimisht ai u plagos në këmbë nga policia, sipas të cilëve nëse nuk do të ishte qëlluar ai nuk do të kishte ndaluar vrasjet. Ngjarja po konsiderohet nga Byroja Federale e Hetimit si një sulm terrrorist.

Pas ngjarjes ka reaguar edhe Presidenti Donald Trum, i cili shkruan në një status në twitter se një tjetër sulm ka ardhur nga një person me "çrregullime". "Në NYC, duket se ka ndodhur një sulm tjetër nga një person i sëmurë dhe me çrregullime. Institucionet e ligjit po e ndjekin nga afër këtë”, shkruan Trump.

Këtu është një foto e të dyshuarit të sulmit terrorist të Manhatan, Sayfullo Saipov.

Sayfullo Saipov

 

VIDEO/ Momenti kur furgoni sulet në një rrugë buiçikletash dhe godit këmbësorët

Zhvillimet e fundit nga sulmi në SHBA

Ora 23:46 Trump: ISIS nuk duhet të hyjë në vendin tonë

Ne nuk duhet të lejojmë që ISIS të kthehet ose të hyjë në vendin tonë pasi t'i mundim ata në Lindjen e Mesme dhe gjetkë. Mjaft!

Ora 23:30 Theresa May: 'Ne do ta mposhtim të keqen'
E tronditur nga ky sulm frikacak, mendimet e mia janë me të gjithë të prekurit. Së bashku do të mposhtim të keqen e terrorizmit. Mbretëria e Bashkuar qëndron me Nju York-un.

Ora 22:58 Trump reagon në Twitter 
Presidenti i Amerikës Donald Trump ka reaguar me anë të një statusi në “Twetter”, lidhur me ngjarjen e rëndë. "Në NYC, duket se ka ndodhur një sulm tjetër nga një person i sëmurë dhe me çrregullime. Institucionet e ligjit po e ndjekin nga afër këtë”, shkruan Trump.

Ora 22:53 Kryebashkiaku dhe Guvernatori i Nju Jorkut deklaroi se ishte akt terrorist

Ora 22:49: Nuk kishte sulm me armë
Fillimisht u raportua se autori kishte qëlluar edhe me dy pistoleta, por kjo u hodh poshtë më pas nga autoritetet pasi bëhej fjalë pë 2 pistoleta paintball, dhe jo armë të vërteta.

Ora 22:32: Autori një djalë 29 vjeçarë
Sipas mediave të huaja autoiri është një 29-vjeçarë dhe kishte dokumente të Floridas.

Ora 22:27 shkon në tetë numri i personave të vdekur

Ora 22:15: Dëshmitarët tregojnë se autori thirri "Allah akbar" para sulmit

Ora 21:48 Dësmitarët rrëfejnë momentin e sulmi
"Një njeri doli nga një makinë, kishte dy pistoleta dhe njerëzit filluan të vrapojnë ", tha një dëshmitar. "Kam dëgjuar të paktën 15 të shtëna", tha një tjetër.

Ora 21:30 Po hetohet mundësia e një sulmi terrorist


Ora 21:25 Zyrtarisht shkon në 6 numri i të vdekurve

Ora 21:15 Arrestohet autori i sulmit

Ora 21:10 Mediat flasin për 4 viktima

Ora 20:55 Dy persona konfirmohen të vdekur, 5 të plagosur

Ora 20:50 Autorët kanë përdorur edhe armë, dyshohet për të vdekur

Ora 20:45 Sulm me armë në Manhatan 
atentatori

[gallery]24492[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjykata e Tiranës shpall moskopetencën për 21 Janarin, ia dërgon dosjen SPAK-ut

Gjykata e Tiranës shpall moskopetencën për 21 Janarin, ia dërgon dosjen SPAK-ut