Sulm me thikë në Marsejë, dy
të vdekur, policia vret agresorin

Sulm me thikë në Marsejë, dy<br />të vdekur, policia vret agresorin
Mesditën e sotme në qytetin e Marsejës, në  stacionin e trenit Saint Charles një person ka sulmuar me thikë disa persona, duke lënë dy viktima dhe disa të plagosur, shkruajnë mediat franceze.
 
Polcia ka vrarë agresorin dhe ka arrestuar dy persona që dyshohen se kanë lidhje me sulmin, ndërkohë po kryhen hetimet për të zbardhur nëse është një sulm terrorist ose jo.
 
Sipas dëshmitarëve autori i sulmit para se të sulmonte ka thirrur “allahu akbar”.

Autoritetet kanë evakuuar stacionin e trenit ku ndodhi sulmi dhe bëjnë thirrje që të qëndrohet sa më larg kësaj zone.

Sipas mediave, policia po e trajton sulmin, si akt terrorist. 

[gallery]24103[/gallery]
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

‘Spaçatorit’ i prishet ‘terezia’! Momenti kur kapet 'mat' duke përgatitur kokainën

‘Spaçatorit’ i prishet ‘terezia’! Momenti kur kapet 'mat' duke përgatitur kokainën