UKRAINË- Situata në lindje të Ukrainës ka filluar të ndizet përsëri. Sulmi vjen pas njoftimeve të herëpashershme të Putin për t’u tërhequr nga kufiri. Tre tanke ruse kanë hyrë në lindje të Ukrainës mbasditën e së enjtes.

Tanket me forca të tjera të blinduara kanë kaluar kufirin përmes një pike kufitare që kontrollohej nga rebelët në rajonin Luhansk të Ukrainës. Menjëherë kanë filluar sulmet mes dy forcave. Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim nga rebelët, të cilët kanë raportuar sulmin pranë Luhansk-ut.

Separatistët pro rusë në Donetsk dhe Luhansk, zemrën industriale të Ukrainës kanë shpallur pavarësinë pas mbajtjes së referendumeve që muajin e kaluar, të cilat u konsideruan të paligjshme nga qeveria e Kievit. Rebelimi filloi pas trazirave që pasuan rënien e Viktor Janukoviç, asokohe president i Ukrainës.

Redaksia online
(b.b/Shqiptarja.com)