Sulm në Gaza me 25 viktima, IDF vret komandantin e Hezbollahut

Ushtria izraelite tha se vrau një komandant të grupit militant libanez Hezbollah në një sulm ajror në Libanin jugor. Ai ishte një komandant i një njësie elitare brenda milicisë Hezbollah të mbështetur nga Irani.

Hezbollahu tha më herët në një deklaratë se kishte lëshuar një breshëri raketash në zona të reja, në veri të Izraelit,  për t’u hakmarrë për një sulm ndaj al-Kfour që vrau dhe plagosi kryesisht civilë sirianë.

“Sulmet ushtarake izraelite kanë vrarë 25 persona dhe kanë plagosur 72 të tjerë gjatë ditës së fundit” raporton Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza.

Sipas Spitalit të Martirëve Al-Aksa mes viktimave janë një grua dhe gjashtë fëmijët e saj. Në një tjetër sulm ajror, dy ndërtesa banimi u goditën në qytetin verior të Gazës, duke vrarë dy burra, një grua dhe vajzën e saj. Katër persona u vranë në qendër të Rripit, kurse gjatë një bastisje u vranë katër anëtarë të së njëjtës familje, duke përfshirë dy gra.

Kjo e çon numrin e viktimave të enklavës që nga 7 tetori në 40,099 të vrarë dhe 92,609 të plagosur.  Mbrojtja Civile Palestineze thotë se numri i vërtetë i vdekjeve në Gaza ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë se 40,000 të konfirmuar, pasi mijëra njerëz mbeten të zhdukur.

Organizata konfirmon se të paktën 10,000 palestinezë mbeten nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga sulmet ushtarake izraelite dhe shpëtimtarët nuk janë në gjendje të arrijnë tek ata për shkak të sulmeve të vazhdueshme, duke përfshirë shënjestrimin e qëllimshëm të ekuipazheve të mbrojtjes civile.
 

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen