Katër persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një sulm me armë të ndodhur në Brooklyn.
Sipas CNN, Raportohet se sulmi ndodhi në një klub social
Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje pas një telefonate të banorëve të lagjes “Weeksville” në Brooklyn, ku kanë gjetur trupat e pajetë të katër personave, si dhe dy burra dhe një grua të plagosur.
Autoritetet nuk kanë ndonjë informacion për motivin e mundshëm të këtij sulmi, dhe nuk ka ndaluar ende ndonjë person të dyshuar.