Sulm në Paris, makina godet 6
ushtarë, 2 të plagosur rëndë

Sulm në Paris, makina godet 6<br />ushtarë, 2 të plagosur rëndë
Një makinë është futur në një grup ushtarësh francezë duke lënë 6 prej tyre të plagosur.

Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, 2 prej ushtarëve të plagosur janë në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në pjesën jug-perëndimore të Levallois- Perrot, ku një zyrtar i Parisit ka deklaruar se hetimet për ngjarjen kanë filluar dhe pse fillimisht dyshimet janë për një aksident, nuk përjashtohet mundësia e një sulmi të mundshëm terrorist.

Ende nuk është e qartë nëse ngjarja ka lidhje me një sulm të mundshëm terrorist apo është diçka aksidentale.

Levallois- Perret, është “shtëpia” e “SDAT”, forcës kombëtare të anti-terrorizmit në Francë, si dhe vendi nga  ku operon  “DGSI”, Sekretariati i Përgjithshëm i  Sigurisë së Brendshme.

Franca ka qenë nën gjendjen e emergjencës që prej nënorit të vitit 2015 për shkak të sulmeve terroriste në vend.

Më 13 nëntor, 130 perona u vranë në Paris dhe më shumë se 100 të tjerë janë vrarë në sulme terroriste të bëra nga militantë të të ashtuquajturit “Shtet Islamik”.

[gallery]23431[/gallery] (VIDEO)

Zhvillimet orë pas ore nga ngjarja në Francë

Ora 12:55 Vazhdojnë kërkimet për autorin e plagosjes së 6 ushtarëve
Vazhdon kërkimi i shoferit të makinës i cili përplasin  6 ushtarë francezë, ku nga të plagosurit dy janë në gjendje të rëndë.

Zyra e prokurorëve të Parisit ka deklaruar  se njësia e saj anti- terrorizmit është përfshirë në hetimin e ngjarjes.

Ora 11:10 Policia: Po ndjekim çdo pistë
Polica franceze ka deklaruar se janë duke ndjekur çdo pistë hetimi, përfshirë edhe terrorizmin. Ndërkohë në zonë ku forcat e policisë kanë ngritur një perimetër sigurie, tashmë situata duket e qetë.

Ora 10:40 Dëshmitari: Ishte një makinë “BMW”
Një prej dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, ku u plagosën 6 ushtarët francezë, ka treguar se automjeti i përdorur ishte një “BMW”.

Ishte një automjet tip “BMW”, i cili po qëndronte përballë ushtarëve, krejt papritur përshpejtoi duke përplasur 6 ushtarët të cilët ishin duke qëndruar pranë makinës së tyre”, ka thënë dëshmitari.

Ora 10:26 Policia e ka cilësuar ngjarjen “akt të qëllimshëm”
Policia franceze nëpërmjet një deklarate të dhënë për mediat e kanë cilësuar ngjarjen si një akt të qëllimshëm, por nuk e ka cilësuar ende ngjarjen si një sulm terroristë

Ora 10:16 Ministri i Brendshëm takon autoritetet vendase
Ministri i Brendshëm francez, Ge'rard Collomb, është takuar menjëherë me autoritetet vendase, për të ndjekur nga afër zhvillimin e ngjarjes.

Këtë mëngjes në Paris ishte planifikuar edhe mbledhja e fundit e ministrave francezë me presidentin Emmanuele Macron, përpara se të fillonin pushimet verore.

paris
(Foto nga vendngjarja)

Ora 09:58 Ushtarët e plagosur pjesë e njësisë anti-terrorizëm
Gjashtë ushtarët e plagosur janë pjesë e një njësie të njohur ushtarake të anti- terrorizmit në Francë

paris
(Zona ku ka ndodhur ngjarja)

Ora 9:52 Zyrtari i Parisit nuk përjashton mundësinë e sulmit terrorist
Një zyrtar i Parisit ka deklaruar se hetimet për ngjarjen kanë filluar dhe pse fillimisht dyshimet janë për një aksident, nuk përjashtohet mundësia e një sulmi të mundshëm terrorist. 

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga