Një sulm terrorist ka përfshirë kompleksin e ndërtesave të Ministrisë së Arsimit të Lartë në Mogadishu në Somali. 10 është numri i viktimave mes të cilëve 8 civilë dhe 2 ushtarë.

Gjatë ndërhyrjes së forcave speciale janë vrarë edhe shtatë sulmuesit. Sipas policisë, një sulmues kamikaz hodhi në erë makinën brenda së cilës qëndronte dhe vetë, në hyrje të institucionit.

Pas këtij akti sulmuesit e tjerë kanë tentuar të hyjnë brenda në ndërtesë. Sulmi ishte organizuar nga Al Shabaab, grup xhihadist i lidhur me Al Kaedën. 

“Forcat speciale somaleze kanë rifituar kontrollin e kompleksit të Ministrisë së Arsimit, duke i liruar të gjithë njerëzit që ishin brenda",- shkroi ministri i brendshëm Abdirizak Omar në Twitter pas ngjarjes. 
somali
somali
Redaksia Online
(M.P/shqiptarja.com)