Dy kamikaze kanë hedhur veten në erë në një xhami në Nigeri duke lënë të vrarë 22 besimtarë dhe 17 të plagosur.
 E para prej tyre aktivizoi eksplozivin brenda xhamisë, ndërkohë që e dyta u vetëhodh në erë jashtë,  teksa të mbijetuarit e shpërthimit të parë po përpiqeshin të largoheshin.
Mendohet që sulmi të jetë ideuar nga Militantët islamikë të Boko Haramit.