Sulmi erdhi nga organizata terroriste PKK, sipas agjencisë Anadolu Agency (AA).
Sulmi ndodhi në autostradën Tatvan – Hizan, ndërsa nga shpërthimi i fuqishëm humbën jetën dy ushtarë dhe u plagos një civil.
Organizata separatiste PKK gjendet në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian.
Përveç Turqisë, PKK-ja vepron edhe në veri të Irakut dhe Siri, ku veprojnë degët e PKK-së, PYD/YPG.
Bëhet fjalë për një organizatë e cila më shumë se tre dekada zhvillon fushatë të armatosur kundër Turqisë.
Këtë fushatë e intensifikoi në korrik të vitit 2015 dhe në këto sulme kanë humbur jetën më shumë se 1.200 persona, duke përfshirë edhe pjesëtarë të forcave turke të sigurisë dhe civilë.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com