Sulm terrorist në Manchester
vdesin 22 persona, identifikohet kamikazi
59 plagosen/VD e momentit të sulmit
Sulmi gjatë performancës së Ariana Grande/VD

Sulm terrorist në Manchester<br />vdesin 22 persona, identifikohet kamikazi<br />59 plagosen/VD e momentit të sulmit<br />Sulmi gjatë performancës së Ariana Grande/VD
BRITANI E MADHE- Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe 59 janë plagosur nga një shpërthim vetëvrasëse në afërsi të një salle koncertesh në Manchester. Sulmi ka qenë kamikaz, ndërsa dyshohet që autori të ketë qenë i vetëm.

ISIS mori pergjegjesine, kurse bombeshperthyes u identifikua kamikazi Salman Abedi. Trupi i tij u gjet i coptuar bashke me shume te rinj qe ndodheshin ne koncert.

Koncerti ishte duke u zhvilluar në ambientet e "Manchester Arena" dhe po performonte këngëtarja e njohur amerikane, Ariana Grande.

Policia është mobilizuar së bashku me ambulancat dhe ekipet e ndihmës së shpejtë, duke iu ardhur në ndihmë të lënduarve, por bilanci i kësaj ngjarje është vërtetë tragjik, ndërsa mësohet se viktimat janë kryesisht adoleshentë. Bëhet e ditur gjithashtu se në momentin e sulmit, këngëtarja amerikane ka qenë larguar nga salla e koncerteve, duke iu shmangur kështu fatmirësisht ngjarjes së rëndë.

Dëshimtarë pranë vendit të ngjarjes kanë deklaruar se shpërthimi ka qenë i fuqishëm, ndërsa dyshohet se bombat kanë qenë të ndërtuara me gozhdë dhe përbërës të tjerë metalikë me synim që të shkaktonin sa më shumë viktima.

Shumica e viktimave fëmijë dhe adoleshentë
16 femije jane ne spital ku po kurohen nga plaget marra. Pjesa më e madhe e viktimave të sulmit terrorist pranë sallës së koncerteve në Manchester dyshohen të jenë adoleshentë. Ata kanë qenë duke ndjekur performancën e këngëtares amerikane Ariana Grande e cila është mjaft e preferuar nga të rinjtë. 

Shpërthimi ka ndodhur në momentin kur koncerti po mbyllej. 

vendi i sulmit mancester
(trupat që dergjen në shesh pas sulmit kamikaz në Manchester)

[gallery]22393[/gallery]









Sulm terrorist në Britaninë e Madhe

Ora 16:00 Identifikohet kamikazi qe shpertheu ne koncertin e Ariana Grande
ISIS mori pergjegjesine, kurse bombeshperthyesi ishte kamikazi Salman Abedi. Trupi i tij u gjet i coptuar bashke me shume te rinj qe ndodheshin ne koncert.
“CBS News” e identifikon atë si 23-vjeçarin, Salman Abedi, me origjinë libiane, lindur e rritur ne Britani. Ndërkohë, policia kreu një shpërthim të kontrolluar në atë që besohet të jetë banesa e tij, gjatë bastisjeve të zhvilluara në qytet ditën e martë..

Ora 15:00 Viktima më e vogël e sulmit në Manchester, një vajzë 8-vjeçare
Saffie Rose Roussos 8-vjeçare, është viktima më e re në masakrën e Mançesterit.
Trupi i saj është gjetur pas një hetimi ku kanë marrë pjesë qindra persona.

Saffie kishte shkuar në koncertin e këngëtares së saj të preferuar Ariana Grande së bashku me motrën e saj. Ajo u shpall e zhdukur rreth orës 22:30 menjëherë pas shpërthimit. 

[gallery]22402[/gallery]

Ora 14:00 Ambasadori Qirko: Nuk ka shqiptarë të lënduar
Nuk ka shtetas shqiptarë në mesin e viktimave apo të lënduar nga sulmet terroriste në Manchester të Britanisë së Madhe.
 
Deklarata vjen nga ambasadori shqiptar në Londër, Qirjako Qirko, cili konfirmon se nuk ka të dhëna për shqiptarë të lënduar.
 
"Ambasada menjëherë sapo ka marrë njoftimin nga oficeri i kontaktit, kemi mbledhur si staf i ambasadës. Kemi kontaktuar vazhdimisht me autoritetet policore, të cilat pavarësisht kësaj situate të rëndë, kanë qenë të gatshme të japin informacion në çdo moment. Nuk kemi të dhëna që shtetas shqiptarë të kenë humbur jetën apo të jenë të lënduar nga ky atentat", u shpreh Qirko.
 
Ai tha gjithashtu se në tërësi vendet e Europës Perëndimore janë në presionin e terroristëve të ISIS, ndërsa shtoi se nuk ka vend për panik në Britaninë e Madhe.
 
"Masat e sigurisë janë vazhdimisht të larta. E gjithë Europa Perëndimore është objektiv i sulmeve. Autoritetet britanike kanë qartësuar publikuan se organet po e ndjekin me vëmendje këtë situatë dhe nuk ka asgjë për të shkaktuar panik. Është një akt i ndyrë terrorist pasi kanë humbur jetën të rinj, adoleshentë", tha ai.  

Ora 13:24 ISIS merr pergjegjesine e sulmit, nje 23 vjecar i arrestuar
Shteti islamik permes nje njoftimi ne agjensine e saj Amaq ka marre persiper sulmin ne Manchester Arena.Ndersa polici ka arrestuar nje 23 vjecar si i perfhsire ne sulmin kamikaz.

Ora 11:15 Liderët botërorë dënojnë sulmin:Bashkë kundër terrorizmit

Sulmi terrorist që tronditi Britaninë e Madhe në minutat e para të së martës shkaktoi reagim dhe indinjate në shumë vende të botës. Shumë prej liderëve ndërkombëtarë janë bashkuar me dhimbjen e britanikëve duke bërë thirrje për tu bashkuar në luftën kundër terrorizmit.

‘E shokuar dhe keqardhje për jetët e humbura në Manchester, Shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë viktimat dhe familjarët e tyre, Ky sulm terrorist do të na bashkoj më shumë me miqtë tanë në Britani. Ju sigurojmë se Gjermania ju përkrah” u shpreh në mesazhin e saj kancelarja Merkel.

Edhe president i sapozgjedhur i Francës Emmanuel Macron shprehu keqardhjen e tij duke shtuar se së bashku do të luftohet terrorizmi.

Bashkimi Evropian përmes kreut të Këshillit të Evropës Donald Tusk shprehu mbështetjen për Britaninë e Madhe..

Edhe presidenti Trump e cilësoi sulmin të tmerrshëm duke u treguar edhe më iashpër në restorikën e tij ndaj autorit.

“Të rinjtë në Manchester u vranë nga vrasës të këqinj nga vrarës humbës. Shpreh ngushëllimet e mia për Britaninë. Vrasës të tillë duhet të shfarosen nga shoqëria jonë, ne nuk duhet të tolerojnë vijimin e gjakderdhjes,” u shpreh manajti.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e konsideroi sulmin cinik dhe çnjerësor. Në mesazhin dërguar kryeministres britanike May Putin u shppreh se është i gatshëm për të forcuar bashkëpunimin  kundër terrorizmit.

NATO, kryeministri italian Gentiloni, Turqia, shprehën keqardhjen e tyre për viktimat duke dënuar sulmin.

Ngjarja është cilësuar si më e rënda që nga viti 2005, kur gjatë një sulmi në Londër humbën jetën 52 persona.

Dëshmitarja: Shpërthimi u dëgjua deri në 4 blloqe larg
Një banore e vendit ku ka ndodhur shpërthimi ka rrëfyer se shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe është dëgjuar në banesën e saj 4 blloqe larg vendit ku po mbahej koncerti.
 
Një tjetër vajzë e cila ishte prezente në koncert tregon se janë dëgjuar dy zhurma të mëdha dhe pastaj të gjithë ishin në gjendje të lartë paniku.

Ora 09:50 Performanca e Ariana Grande, pak para sulmit
Dalin pamjet e performancës së këngëtares amerikane Ariana Grande në "Manchester Arena" të Britanisë së Madhe, pak minuta përpara sulmit terrorist.

Në videon e publikuar nga mediat e huaja duket Grande teksa këndon përpara adhuruesve të saj, kryesisht të rinj dhe adoleshentë.
 
Fundi i koncertit është fatal për rreth 22 të rinj të cilët humbën jetën gjatë sulmit kamikaz në ambientet jashtë sallës së koncerteve "Manchester Arena", ndërsa 50 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë 



Ora 09:00 Postimi në Twitter që paralajmëroi sulmin
Një postim në rrjetin social Twitter ka paralajmëruar sulmin terrorist në Manchester të Britanisë së Madhe.

Emri i personit që ka bërë postimin është i shkruar me gërma arabe, por ndër hashtaget e përdorura prej tij është edhe ISIS. Ai urdhëron sulmin terrorist gjatë koncertit të Ariana Grande në Manchester.

"#IslamicState, #manchesterarena, #arianagrande, #UK, #British

Vriti ata kudo që t'i gjeni. 

E harruat kërcënimin tonë. Ky është terror!"
, shkruan terroristi në Twitter.  

Ai dyshohet të jetë pjesëtar i ISIS, ndërsa nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për kamikazin e atentatit pranë sallës së koncerteve apo bashkëpunëtorin e tij.  

[gallery]22395[/gallery]
Ora 08:40 Autoritetet: Bombat të ndërtuara me gozhdë dhe metale
Autoritetet policore në Manchester bëjnë të ditur se bombat që shpërthyen në trupin e kamikazit kanë qenë të ndërtuara me gozhdë dhe pjesë të tjera metalike. 

Synimi ka qenë që sulmi të shkaktojë sa më shumë viktima dhe të lënduar. 

Ora 08:30 Shumica e viktimave fëmijë dhe adoleshentë
Pjesa më e madhe e viktimave të sulmit terrorist pranë sallës së koncerteve në Manchester dyshohen të jenë adoleshentë. Ata kanë qenë duke ndjekur performancën e këngëtares amerikane Ariana Grande e cila është mjaft e preferuar nga të rinjtë. 

Shpërthimi ka ndodhur në momentin kur koncerti po mbyllej. 

Ora 08:10, Rëndohet bilanci, 22 të vdekur, 50 të plagosur 
Nga shpërthimet raportohet se kanë humbur jetën 19 persona dhe janë plagosur 50 të tjerë.

Policia raporton se shumica e viktimave janë adoleshentë dhe fëmijë.

Forcat policore, ndihma e shpejtë dhe helikopterët janë duke monitoruar zonën e shpërthimit për tu ardhur në ndihmë të plagosurve por edhe për tu siguruar që mos të ketë shpërthime të tjera.

Ndërkohë policia po kontrollon zonën për autorët dhe ka mbyllur të gjitha rrugët dhe stacionin e trenit që të lidh me zonën në afërsi të “Manchester Arena”.

Autoritetet ju kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë larg zonës së shpërthimit. 

Korrespondenti i Punëve të Brendshme të BBC, Daniel Sandford, tha se oficerët e lartë të kundër terrorizmit po grumbulloheshin në Londër.

Raportet e pakonfirmuara nga dy zyrtarë amerikanë të paidentifikuar sugjeruan se sulmi ishte kryer nga një bombardues vetëvrasës.

Ora 07:00 Policia e Manchester: Shpërthimet dyshohen si sulm terrorist
“Tani për tani, ky incident po trajtohet si sulm terrorist derisa policia të ketë ndonjë informacion tjetër”, thuhet në njoftimin e Policisë së Mançesterit.

Policia e Manchesterit ka kryer një shpërthim të komanduar në një katedrale pasi u gjet një pajisje e dyshuar si bombë, gjithashtu dyshohet që në shpërthiminin në "Manchestr Arena", të jetë përdorur bombë me gozhdë pasi të pranishmit dëshmonin se bulona dhe gozhdë fluturonin në ajër nga shpërthimet.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024