Sulm terrorist në Suedi, kamioni
mbi turmë,4 viktima,kapet autori
FOTO/Autori i sulmit terrorist

Sulm terrorist në Suedi, kamioni<br />mbi turmë,4 viktima,kapet autori<br />FOTO/Autori i sulmit terrorist
Parisi, Brukseli, Londra dhe tani Stokholmi është goditur nga terrorizmi. Një ngjarje e rëndë ka tronditur Stokholmin në Suedi duke lene 4 te vdekur, 3 ne vend dhe njeri ne spital, ndërsa 15 janë të plagosur.

Nje kamion perplasi turmen e njerezve rreth orës 15:00, ndërsa nnë fund u përplas duke u futur brenda një qendre tregtare.

Gjendja e alarmit në Stokholm është në nivelin më të lartë, ndërsa stacionet dhe metrotë janë evakuuar. Kryeministri suedez ka deklaruar se ishte sulm terrorist. 

Një person është arrestuar nga policia, ndërsa ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Mediat kanë publikuar pamjet e autorit që u arrestua pas sulmit, por identiteti i tij nuk bëhet publik për arsye hetimi.









suedi









Zhvillimet nga sulmi terrorist në Suedi

Ora 22:30 Dalin pamjet/ Momenti kur kamioni shtypi turmën 


Ora 20:55 Mediat suedeze: Arrestohet një person, mori përgjegjësinë për sulmin
Personi që është arrestuar në Suedi ka pranuar autorësinë e sulmit në Stokholm.
 
Mediat kanë publikuar pamjet e autorit që u arrestua pas sulmit, por identiteti i tij nuk bëhet publik për arsye hetimi.
 
Nga sulmi me kamion 3 persona vdiqën në vend, ndërsa një tjetër vdiq në spital.


Ora 20:05 Meta: Dënojmë sulmin në Suedi jemi bashkë kundër terrorizmit
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut të tij suedez, Urban Ahlin pas sulmit terrorist.
 
Kryetari i Kuvendit shprehet se populli shqiptar qëndron me vendosmëri përkrah popullit suedez kundër terrorizmit, ekstremizmit, në mbrojtje vigjilente të vlerave tona të përbashkëta demokratike.
 
Ora 19:45 Gazetari Shyqyri Sejdia flet për Report Tv: Zyrtarisht janë 3 të vrarë, 8 të plagosur



Ora 18:55 Tirana zyrtare: Dënojmë sulmin në Suedi, nuk ka shqiptarë të lënduar
Ministria e Punëve të Jashtme shpreh indinjatën e saj të thellë ndaj aktit terrorist të ndodhur sot në Stokholm.
 
Ministri Bushati u shpreh “i shokuar nga sulmi në Stockholm. Shqipëria shpreh solidaritetin e saj të plotë me Suedinë. Ngushëllime familjeve të viktimave”.
 
Shqipëria qendron me vendosmëri përkrah vendeve mike dhe aleate në luftë kundër terrorizmit.
 
Ambasada e RSH-së në Stokholm po e ndjek situatën në vijimësi dhe nga informacionet e deritanishme nuk rezulton të ketë shtetas shqiptarë të lënduar.​
 
Nga sulmi në Suedi 3 persona humbën jetën, ndërsa 8 u plagosën.

Ora 18:10 Autori i dyshuar i sulmit terrorist në Suedi, në kërkim

[gallery]21738[/gallery]

Ora 17:55 Policia suedeze: Autori i sulmit është në kërkim

Ora 17:35 Dy persona të arrestuar për sulmin në Suedi
Suedi




Ora 17:30 Gazetari Gerti Xhaja: 2 të arrestuar, s'ka shqiptarë të lënduar
Gazetari Gerti Xhaja nga Suedia në një lidhje telefonike për Report Tv ka treguar atë që ka ndodhur në Stokholm, ndërsa sipas tij nuk ka shqiptarë të lënduar.
 
Xhaja theksoi se janë dy persona të ndaluar, ndërsa niveli i alarmit është maksimal.
 
"Ishte parashikuar që në orën 17;00 të kishte një konferencë nga policia suedeze, pritet që të zhvillohet.
 
Janë dy persona të ndaluar për sulmin terrorist në Suedi. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e 'Mbretëreshës' në qendër të Suedisë.
 
Nga informacionet nuk ka shqiptarë të lënduar nga sulmi terrorist
" deklaroi ai. 



Ora 17:03 Reagimet ndërkombëtare: Dënojmë sulmin, përkrah Suedisë
“Berlini është pranë Suedisë kundër terrorizmit”, u shpreh zëdhënësi i kancelares Merkel pas sulmit në Suedi.

“Një sulm ndaj një shteti anëtar të Unionit është një sulm kundër secilit prej nesh” ishte ky reagimi i  i presidentit të Komisionit Evropian Juncker.

“Zemra ime është në Stockolm. Mendimet e mia janë me viktimat e këtij sulmi të tmerrshëm” u shpreh në Twitter president ii Këshillit Evropian Tusk

Edhe ministri i jashtëm Italian Alfano dënoi sulmin duke shprehur ngushëllimet e tij për popullin suedez.

Edhe Vladimir putin i ka dërguar një telegram Suedisë “Ne i njohim krimet  e kryera nga terrozimi ndërkombëtar. Në këto orë të vështira rusët qajmë së bashku me popullin suedez,” thuhet ne mesazh. Kujtojmë se vetem pak ditë më parë një sulm kamikaz trondtit zemrën e Rusisë ShënPeterburgun ku mbetn te vrare 14 persona.
 
Ora 17:00 Autoritetet suedeze: 3 të vdekur dhe 8 të plagosur

Ora 16:50 Ambasada shqiptare vë në dispozicion numrin e emergjencës
Per te gjithe shtetasit shqiptare te cilet ndodhen ne Stockholm dhe kane nevoje per asistence pas sulmit te dites se sotme ne Drottninggatan, Ambasada ka ne dipozicion numrin e emergjences: 0046 - 762585041
 
Polica sugjeron mos te perdoren mjet e transportit publik deri sa situata te kthehet ne normalitet.


ambasada shqiptare ne suedi

Ora 16:40 Dëshmitarët: Shoferi i kamionit ishte me një kapuç në kokë
 
Ora 16:35 Mediat suedeze: Ka të shtëna edhe në një pjesë tjetër të qytetit

Ora 16:30 Kryeministri suedez Stefan Lofven: Ishte sulm terrorist

Ora 16:20 Mediat raportojnë edhe për 5 viktima. Policia bën me dije se ka disa të plagosur. 

Ora 16:00 Autoritetet e cilësojnë ngjarjen një atentat të mundshëm terrorist.
Edhe kryeministri Stefan Lofven e cilësoi sulmin terrorist.

Automjeti ka hyrë në një dyqan të një qendre tregtare. Zona është një nga më të frekuentuarat në Suedi.

Kamioni ka ecur me shpejtësi në Drottninggatan, zona pedonale me e populluar e qytetit.

"Pashë qindra njerëz duke vrapuar" shprehet një dëshmitar.

Forca të shumta të policisë ndodhen në vendngjarje ndërsa zoan është izoluar tërësisht.

Autoritetet shprehen se janë telefonuar nga personi i cili drejtonte kamionin.

Mediat raportojnë se në vendin e ngjarjes janë dëgjuar edhe të shtëna.

Ora 15:45 Një person është ndaluar nga policia vetëm pak metra më larg.
Disa dëshmitarë thonë se kanë parë një burrë në tokë i rrethuar nga policia.

Sipas mediave kamioni është grabitur mëngjesin e sotëm  ndërsa shoferi do të duhej të dorëzonte një porosi të një restoranti.

Kjo do të duhej të shpjegonte prezencën e tij në zonën pedonale.

ne rreth te kuq
I arrestuari pas sulmit terrorist në Suedi

Ora 16:02 Qeveria suedeze ka thirrur një  mbledhje urgjente.
Parlamenti është rrethuar nga forca të shumta të sigurisë ndërsa qytetarët janë thirrur në mos afrohen në zonën ku u rregjistrua edhe sulmi sheshi Sergeltorg.

[gallery]21736[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane