Një shpërthim vetëvrasës ka goditur qytetin Medina të Arabisë Saudite. Sulmi ka ndodhur në afërsi të Xhamisë së Profetit Muhamed, një prej vendeve më të shenjta të Islamit.
Bombaroduesi ka mbetur i vdekur, ndërsa dyshohet se kanë humbur jetën edhe dy oficerë të sigurisë, por deri tani nuk ka ndonjë konfrimim zyrtar.
Xhamia e Profetit Muhamed në Medinë është vend i dytë më i shenjtë pas Mekës.
Shpërthimi në Medinë pason dy shpërthime në qytetin Katif dhe një pranë Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në qytetin Xhedah, më 4 korrik.
Në sulmin në Xhedah është vrarë vetëm sulmuesi, ndërsa dy policë sauditë janë plagosur.
Sulmet vijnë në kohën kur besimtarët myslimanë po përgatiten për Festën e Fiter Bajramit.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com