Sulm vetëvrasës në Nigeri, shpërthimet e trefishta vrasin të paktën 30 persona

Sulm vetëvrasës në Nigeri, shpërthimet e trefishta vrasin të paktën 30 persona

Tre sulmues, dy vajza dhe një djalë, kanë vrarë 30 vetë dhe plagosën 39 të tjerë gjatë shpërthimit me eksploziv në verilindje të Nigerisë.

Një nga bombarduesit, shpërthyen eksplozivin jashtë një sallë kinemaje ku tifozët e futbollit ishin mbledhur për të parë një ndeshje natën e së dielës në Konduga, një qytet i largët në Borno State.

Të paktën 24 vetë vdiqën sipas Bello Dambatta, kreut të ekipit të shpëtimit të operacioneve emergjente të Shtetit.

Disa kilometra larg sallës, vajzat, shpërthyen eksplozivin duke vrarë 6 persona dhe plagosën 17 të tjerë.

"Ata u pozicionuan në pika të ndryshme në të njëjtën zonë, së paku 24 vetë dhe 21 vetë u plagosën", tha Dambatta për CNN.

Ikon Abdullahi, një zëdhënës i ekipit kombëtar të reagimit ndaj emergjencave, tha se shumë nga të plagosurit janë evakuar në spital në kryeqytetin Maiduguri pasi spitalet lokale nuk kanë personel dhe burime të mjaftueshme për të trajtuar viktimat.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por terroristët e Boko Haram kanë kryer sulme vdekjeprurëse në shtetin Borno, duke bombarduar xhamitë, tregjet dhe vendet publike.

Tetë vetë vdiqën në një bombardim vetëvrasës që synonte adhuruesit në një xhami në Konduga në korrik 2018.

Grupet militante kanë rekrutuar fëmijë të rrëmbyer nga qytetet dhe fshatrat në veri të Nigerisë për të kryer sulme vetëvrasëse.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë