Të paktën 10 persona u vranë dhe 50 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite në Luginën Bekaa të Libanit.
Ushtria izraelite tha në një deklaratë se goditi qendrat e komandës së Hezbollahut në zonën Baalbek, shkruan Reuters.
Ndërsa Hezbollahu deklaroi se tetë luftëtarë të saj, përfshirë një komandant, Hussein Mohammad Yaghi, u vranë nga sulmet izraelite.
Sulmet ishin ndër më vdekjeprurëset e raportuara në Libanin lindor në javët e fundit dhe rrezikojnë të vënë në provë një armëpushim të brishtë të ndërmjetësuar nga SHBA-ja midis Izraelit dhe Hezbollah, i cili është tensionuar nga akuzat e përsëritura për shkelje.
Izraeli dhe Hezbollahu ranë dakord për një armëpushim të ndërmjetësuar nga SHBA-të në vitin 2024.
Që atëherë, palët kanë shkëmbyer akuza për shkelje të armëpushimit.
Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë kanë ushtruar presion ndaj autoriteteve libaneze që të frenojnë armatimin e Hezbollahut , ndërsa udhëheqësit libanezë kanë paralajmëruar se sulmet më të gjera izraelite mund ta destabilizojnë më tej vendin, i cili tashmë është i goditur nga krizat politike dhe ekonomike.
Komente









Keto masakra ndodhin vetem kur nji OKB eshte aq e dobet sa nuk guxojne ta tregojn te verteten bazohen gjithmon tek lajmet Amerikane dhe Izraelite kur ata deklarojn kush eshte terorist dhe kush jo kjo nuk dote ndodhte nese disa shtete dota terheqin njohjen e Izraelit dote tingellonte ndryshe kurse tani e kan lejen nga OKB dhe veprojne sic duan ata dhe krijon lufte rajonale.
Përgjigju