IRAK - Të paktën 9 persona kanë humbur jetën në disa sulme të ndara ndaj forcave policore në qytetet në veri të Irakut. Sulmi më vdekjeprurës ishte në Mosul, ku një kamikaze aktivizoi një makinë bombë pranë patrullës së policisë në një lagje në jug të qytetit.
Këtu mbetën të vrarë katër persona, përfshirë edhe një polic. Në qytetin Tuz Khormato persona të armatosur me motoçikleta sulmuan një makinë me policë që nuk ishin në detyrë, duke i vrarë tre prej tyre. Një tjetër grup sulmuan një postbllok të policisë në Samarra, duke vrarë dy policë dhe plagosur një tjetër.
Muajin e kaluar, më se një mijë njerëz janë vrarë në gjithë Irakun.
/Shqiptarja.com