Sulme me të paktën 6 të vdekur jashtë Ambasadës ruse në Kabul, IS merr përgjegjësinë

Sulme me të paktën 6 të vdekur jashtë Ambasadës ruse në Kabul, IS merr përgjegjësinë

Kabul, Afganistan

Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), ka marrë përgjegjësinë për sulmin kamikaz me bombë afër Ambasadës ruse në Kabul. Si pasojë e këtij sulmi kanë vdekur të paktën gjashtë persona, përfshirë dy punëtorë të Ambasadës.

Një militant i IS-it “ka hedhur veten në erë, në një ngjarje ku kanë marrë pjesë punëtorët rusë” afër Ambasadës në kryeqytetin afgan, ka thënë grupi ekstremist përmes një deklarate të publikuar më 5 shtator në Telegram.

Katër afganë janë vrarë po ashtu në këtë sulm, dhe 10 të tjerë janë plagosur, ka thënë zëdhënësi i policisë në Kabul, Khalid Zadran. Ministria e Jashtme ruse ka thënë përmes një deklarate se sulmi ka ndodhur në orët e paradites në Kabul, afër Ambasadës ruse.

Në deklaratë nuk janë dhënë hollësi për viktimat, mirëpo mediat ruse kanë raportuar se një diplomat dhe një zyrtar i sigurisë janë plagosur. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka konsideruar incidentin si “akt terrorist”.

Duke folur para gazetarëve në Moskë, ai e ka përshkruar sulmin si “absolutisht të papranueshëm”. Hetimet për këtë rast është thënë se janë duke vazhduar. Rusia është një prej vendeve të pakta që ka të hapur Ambasadën në Kabul, prej kur talebanët kanë marrë pushtetin në gusht të vitit të kaluar.

Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Rusinë, nuk e njohin lidershipin e talebanëve në Afganistan. Militantët talebanë kanë marrë pushtetin pas largimit të koalicionit ndërkombëtar – të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara – prej Afganistanit dhe shpërbërjes së qeverisë parapake./REL

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër