Sulmet ajrore amerikane në Siri, vriten 37 militantë të lidhur me grupe ekstremiste
Avionë luftarakë F-16 të SHBA-së
Ushtria amerikane tha sot (29 shtator) se 37 militantë, të lidhur me grupin ekstremist Shteti Islamik dhe grupin e al-Qaedas, janë vrarë në dy sulme ajrore në Siri. Dy nga të vrarët ishin militantë të lartë.
Komanda Qendrore e SHBA-së tha se kreu sulme ajrore në veriperëndim të Sirisë ndaj një militanti të lartë nga grupi i lidhur me al-Qaedan, Hurras al-Deen, dhe tetë të tjerëve.
Ajo thotë se ata ishin përgjegjës për udhëheqjen e operacioneve ushtarake.
Ushtria amerikane njoftoi gjithashtu se kreu një sulm më 16 shtator ndaj një kampi stërvitor të Shtetit Islamik në një lokacion të largët të pazbuluar në Sirinë qendrore. Në atë sulm u vranë 28 militantë, përfshirë “së paku katër liderë sirianë”.
“Sulmi ajror do t’ia pamundësojë Shtetit Islamik të kryejë operacione kundër interesave amerikane, si dhe kundër aleatëve dhe partnerëve tanë”, thuhet në njoftim.
Rreth 900 trupave amerikanë ndodhen në Siri, bashkë me një numër të pazbuluar të kontraktuesve, në përpjekje për të mos e lejuar grupin ekstremist Shteti Islamik të rikthehet.
Shteti Islamik kishte bërë kërdi në Irak dhe Siri më 2014, duke marrë nën kontroll pjesë të madhe të territorit.
Forcat amerikane i këshillojnë dhe ndihmojnë aleatët e vet kryesorë në verilindje të Sirisë, Forcat Demokratike të Sirisë të udhëhequra nga kurdët, të cilat ndodhet jo larg zonave strategjike ku grupet militante të mbështetura nga Irani kanë prani./REL
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4454
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia
25 Dhjetor, 19:34
-
Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë
25 Dhjetor, 19:23
-
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë
25 Dhjetor, 16:49
-
Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime
25 Dhjetor, 15:55
-
'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri
25 Dhjetor, 15:50
-
Një mrekulli Krishtlindjesh! Mendonte se ishte fëmijë i vetëm, 75-vjeçari takohet për herë të parë me vëllezërit dhe motrën
25 Dhjetor, 15:44
-
Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Srpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës
25 Dhjetor, 15:03
-
Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare
25 Dhjetor, 14:16
-
Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit
25 Dhjetor, 14:06
-
Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:29
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
Trupat amerikane kane pushtuar nje territor Sirian per ti shfrytezuar pasurite nentokesore ilegalisht dhe kete e bejne me preteksin qe gjoja po luftojne terrorizmin , dhe kjo eshte ne kundershtim me ligjet boterore . Kur jane te interesuar ata vete i kerkojne me ngulm qe keto ligje te respektohen nga te tjeret por jane te paret qe i shkelin sistematikisht
Përgjigju