Sulmet e reja nga SHBA-të ndaj Iranit ishin "absolutisht të nevojshme", tha të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

“Kur ke një armëpushim dhe Irani praktikisht e shkel armëpushimin, mendoj se është absolutisht e rëndësishme që SHBA-të të reagojnë me forcë”, u tha Rutte gazetarëve në ditën e 2-të të samitit në Ankara.

Komenti i Rutte vjen në një moment kur tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë rritur ndjeshëm pas sulmeve ndaj tankerëve në Ngushticën e Hormuzit dhe kundërpërgjigjes ushtarake amerikane.


Lajmi kryesor:

SHBA godet sërish Iranin/ Mbi 80 objektiva në shënjestër. Teherani kundërpërgjigjet: U shkel marrëveshja, sulmuam bazat amerikane në Bahrein dhe Kuvajt