Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur të evakuojnë Burj Khalifan, kullën më të lartë në botë, pasi Irani goditi me raketa balistike në shenjë hakmarrje për sulmet amerikane dhe izraelite në tokën iraniane mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë një person ka humbur jetën nga mbetjet që binin pasi mbrojtja ajrore kapi raketa iraniane që synonin bazat amerikane në Abu Dabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, tha agjencia shtetërore e lajmeve WAM. Ministria e mbrojtjes tha se viktima ishte një shtetas aziatik.

Emiratet e Bashkuara Arabe e përshkruan sulmin si “një përshkallëzim të rrezikshëm dhe një akt frikacak”.


Lajmi kryesor:

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Teherani kundërpërgjigjet me raketa drejt bazave amerikane në Lindjen e Mesme! Mediat: Ajatollah Ali Khamenei mund të jetë vrarë (VIDEO)