Sulmet, Dade mesazh ambasadorit
turk: S’zmbrapsemi ndaj terrorizmit

Sulmet, Dade mesazh ambasadorit<br />turk: S’zmbrapsemi ndaj terrorizmit
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, Arta Dade, i dërgoi një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti Ambasadorit të Turqisë në Tiranë, SH.T.Z. Hidayet Bayraktar ku ka theksuar se asgjë nuk mund të zmbrapsë angazhimin për të luftuar terrorizmin.

Në emër të Komisionit për Politikën e Jashtme, Arta Dade shpreh tronditjen dhe indinjatën e thellë për sulmet terroriste në Aeroportin "Ataturk" të Stambollit, ku humbën jetën dhe u plagosën disa dhjetëra qytetarë të pafajshëm.

Komisioni për Politikën e Jashtme i bashkohet ngushëllimeve të shprehura nga autoritet e Shtetit Shqiptar dhe ato ndërkombëtare për familjarët e viktimave dhe shpreh solidaritetin e plotë me Qeverinë e popullin turk në këto ditë të vështira.

Akte të tilla kriminale kurrë nuk do të mund ta fiksojnë popullin turk e as ta zbehin luftën tonë të vendosur në kuadrin e koalicionit të gjerë kundër terrorit, ku Shqipëria dhe Turqia qëndrojnë përkrah njëra tjetrës, shprehet kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv