Sulmet e 11 Shtatorit thuhet të jetë ende larg fundit, mbi 13 mijë persona të vrarë

Sulmet e 11 Shtatorit thuhet të jetë ende larg fundit, mbi 13 mijë persona të vrarë

Sulmet e 11 Shtatorit

Sulmet e 11 shtatorit në vitin 2001 në SHBA ku shënuan rreth 3000 viktima dhe 6 mijë të tjerë të plagosur nuk është bilanci përfundimtar. Të paktën 10 mijë njerëz të tjerë janë diagnostikuar me kancer, që mendohet se në njëfarë mënyrë lidhet me thithjen e grimcave të rrezikshme gjatë dhe pas sulmit mbi Kullat Binjake në Nju Jork.

Si pasoj të hyrjes në organizëm e grimcave të karburantit të avionëve që u përplasën mbi kulla, asbestit, pluhurit të betonit dhe copëzave të qelqit që u shpërndanë në ajër pas shembjes së Qendrës Tregtare Botërore kanë çuar në shfaqjen e kancerit te të paktën 9 795 persona, që ishin ndër të parët që u angazhuan në operacionet e shpëtimit dhe dhënien e ndihmës së parë. Detajet janë botuar nga “New York Post”, duke iu referuar Programit Federal të Shëndetit “Qendra Botërore Tregtare”.

Mirëpo, numri vijon të rritet në mënyrë eksponenciale që prej vitit 2013, kur ky program nisi të mbledhë të dhëna. Në vitin 2015, numri i të prekurve nga kanceri, që lidhej me sulmin e 11 shtatorit, arriti në 3 204, ndërsa një vit më pas në 8 188.

Sipas drejtorit të këtij program, dr. Michael Crane, shprehet se:

Ne marrim referime të tilla 15-20 herë në javë. 

                Dr. Michael Crane

Ai thotë se 17 vjet pas tragjedisë, ata që kthehen më shpesh për të kërkuar ndihmë mjekësore janë më të moshuarit.

Që nga 11 shtatori i vitit 2001, më shumë se 1700 të përfshirë në këtë ngjarje kanë vdekur, duke përfshirë mes tyre 420 të vdekur nga kanceri. Ata që u gjetën në vendin e ngjarjes dhe u angazhuan në të në një formë ose në një tjetër kanë tendencën të shfaqin kancer të tiroides dhe melanomë, si dhe janë më të predispozuar për tumor të fshikëzës.

Në vitet në vazhdim, pjesa tjetër e njujorkezëve që u ekspozuan ndaj pluhurit toksik shfaqin norma më të larta se ato normalet të kancerit të gjirit dhe limfomës non-Hodgkin. Po ashtu, leucemia dhe çrregullime të tjera të gjakut kanë vlera më të larta se mesatarja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat