TIRANE - Akademiku i njohur nga Kosova preferoi të mos reagojë por ta kalojë në heshtje duke mos iu përgjigjur Berishës i cili sot nga Durrësi e quajti “Fosile e botës së vjetër nga ana parimore dhe me mentalitet të mykur”.
“Nuk dua të bëj deklaratë preferoj ta kaloj në heshtje”- tha Akademiku Rexhep Qosja në një prononcim telefonik për TVA1 REPORT menjëherë pas deklaratës së Berishës.
ÇFARE THA BERISHA SOT PER QOSEN
"Në prani të një grupi pak a shumë liberal hapet çështja: Sali Berisha e Enver Hoxha, dhe ky bashkë me avokatin mahnitën të pranishmit se Enver Hoxha bëri shtet. Këtë pikëpamje, këtë tezë e përhap dhe Qosja që është një fosile e botës së vjetër sa i takon anës parimore. Nuk i mohoj Qoses, Danjollin e Sherkos, “Vdekja vjen prej syve të tillë”; është një kryevepër, por mendimet e tjera i ka nga më të mykurat. Ai hapi tezën se Enveri bëri shtet dhe në darkën, kur e pyetën avokatin i thonë po mirë ti i bëre kaq vite burg, e ai përgjigjet më futi por me ligj. Pse i them këtu- vazhdoi kryeministri- bijtë e etërve të bllokut janë grupuar, strukturuar në një betejë të përorshme kundër realitetit të sotëm shqiptar. "
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com