Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmet e Iranit nga Emirateve të Bashkuara Arabe. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama i cilëson sulmet e Iranit terroriste dhe "akt i pamatur, i paprovokuar dhe krejtësisht i pajustifikueshëm".
Kreu i qeverisë shqiptare dënon cënimin e sovranitetit territorial të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe thekson se " Irani duhet të mbahet plotësisht përgjegjës për këtë përshkallëzim të rrezikshëm".
Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:
Sulmet me raketa nga Shteti terrorist i Iranit kundër Emirateve të Bashkuara Arabe, një vend mik, janë një akt i pamatur, i paprovokuar dhe krejtësisht i pajustifikueshëm agresioni kundër një shteti sovran dhe kundër vetë paqes rajonale. Emiratet e Bashkuara Arabe u përballën sërish sot me sulme me raketa dhe dronë dhe ne, Shqipëria, e dënojmë në termat më të ashpër këtë sulm terrorist nga një regjim që vazhdon të eksportojë dhunë, paqëndrueshmëri dhe pasiguri përtej kufijve të tij.
Të shënjestruarit e Emirateve të Bashkuara Arabe, një vend që qëndron për paqe, progres, stabilitet dhe partneritet përtej feve, racave, gjuhëve dhe rajoneve, nuk është vetëm një sulm ndaj një shteti, por një sulm ndaj vetë mundësisë së paqes dhe sigurisë në Gjirin Persik dhe shumë më gjerë.
Solidariteti ynë i plotë është me udhëheqjen, popullin dhe mbrojtësit e Emirateve të Bashkuara Arabe. Ata që kërkojnë të terrorizojnë vendet e lira përmes raketave dhe frikësimit duhet ta dinë se akte të tilla vetëm sa thellojnë izolimin e tyre dhe forcojnë vendosmërinë e atyre që qëndrojnë për sovranitet, siguri dhe paqe globale. Irani duhet të mbahet plotësisht përgjegjës për këtë përshkallëzim të rrezikshëm dhe, para së gjithash, për hir të vetë popullit të tij, i cili mbetet peng i një regjimi që qeveris me instinktet e Epokës së Gurit, ndërsa e tërheq një komb të lashtë gjithnjë e më thellë drejt izolimit, terrorit dhe vetëshkatërrimit.
Mbrojtja ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe "po përballet aktualisht me sulme me raketa dhe dronë nga Irani".
Përmes një reagimi në rrjetin social ‘X’, Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe konfirmoi se "zhurmat e dëgjuara në disa zona të vendit janë për shkak të përgjimit të raketave balistike, raketave lundruese dhe dronëve nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe".
Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe theksoi se Irani lëshoi dje 12 raketa balistike, tre raketa lundruese dhe katër dronë kundër Emirateve.
Komente











Po ky deputeti ce var koken more aman, ca lepirsish o zot
PërgjigjuPo ik o pall se nuk ta rras kush
PërgjigjuTani po, qe do ndalen qe çke me të
Përgjigju