Sulmet e Rebelëve Houthi, mision ndërkombëtar në Detin e Kuq! Italia e para që nis misionin për patrullime

SHBA prezantoi një nismë shumëkombëshe që synon të luftojë sulmet e rebelëve houthi ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq. Sipas sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, përmes operacionit ‘Ruajtësi i Prosperiteti synohet adresimi i sfidave të sigurisë në jug të Detit të Kuq dhe Gjirit Aden, me qëllim garantimin e lëvizjes së sigurt për të gjitha shtetet, si dhe për të rritur sigurinë dhe prosperitetin rajonal.

Zyrtari amerikan që ndodhet në një udhëtim në lindjen e mesme tha se në mision janë përfshirë Britania, Franca, Italia dhe Norvegjia, ndërsa më vonë do jenë pjesë Kanadaja, Spanja, Holanda, Bahreini dhe sejcells.

“Kjo është sfidë ndërkombëtare që kërkon veprim kolektiv. Përshkallëzimi që ka ndodhur së fundi nga sulmet e rebelëve Huthi të Jemenit, kërcënon lëvizjen e lirë të mallrave, rrezikon marinarët e pafajshëm dhe shkel ligjin ndërkombëtar”.

Ndërkohë e para që do nisë misionin është italia, pasi qeveria italiane ka vendosur të dërgojë një anije luftarake për të patulluar në detin e Kuq dhe për këtë vendim nuk duhet miratimi i parlamentit, pasi ndërhyrja do jetë  në një zonë që mbulohet nga anitipriateria europiane, në fuqi prej 15 vitesh. 

Mediat italiane raportojnë që anija ushtarake Virginio Fasan, do të mbërrijë ne detin e kuq para krishtlindjes, ndërsa nuk përjashtohet edhe përfshirja e një anijeje të dytë. Italia ka ngritur shqetesimin se situata e provokuar nga rebelët Huthi do të ketë ndikim në ekonominë e saj, pasi tashmë të gjitha kompanitë kanë pezulluar lundrimet për shkak të pasigurisë.     

Ndërsa ushtria amerikane ka konfirmuar se nga sulmet e rebelëve Huthi u sulmua me dronë një një anije e madhe e Ishujve Kajman. Gjithashtu një anije tjetër ka raportuar për një shpërthim në ujërat në afërsi të saj. Prej nisjes së luftës në Gaza, rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani kanë sulmuar vazhdimishrt me raketa izraelin si dhe kanë vënë në shenjestër anijet tregtare që udhëtojnë drejt izraelit.

Kanali i Suezit lidh Detin Mesdhe me Detin e Kuq, dhe shkurton rrugën detare mes Azisë dhe Evropës, ndërsa rreth 10 për qind e tregtisë globale qarkullon në këtë rrugë.

S.S/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë