SINGAPOR - Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel ka folur në samitin e Singaporit mbi rrezikun e gabimeve në përpjekje për të zbuluar kush fshihet prapa një sulmi kibernetik.

Hagel theksoi se kërcënimet kibernetike përbëjnë një rrezik “të fshehtë dhe tinëzar" për SHBA dhe vendet e tjera.

Këto komente pasuan raportet e reja që ka publikuar një komision i ekspertëve civilë, të cilët këshillojnë Departamentin e Mbrotjes së SHBA-s duke konkluduar se hakerat kinezë kanë vjedhur të dhëna dixhitale nga dhjetëra programe kopmjuterike të Pentagonit për armët si dhe teknologji të tjera të mbrojtjes.

Në samitin dyditor të Singaporit janë mbledhur Ministrat e Mbrojtjes të rajonit Azi-Paqësor, ku bisedimet e tyre janë fokusuar te siguria kibernetike, mosmarrëveshjet mbi ujërat territoriale dhe programin bërthamor të Koresë së Veriut. Ndërkohë punimet e Konferences do të vazhdojnë deri më 2 qershor.
 
Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)